e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Një anije e prodhimit kinez e vitit 1974, është mbytur qëllimisht në plazhin e Dhërmiut, për t’u kthyer në atraksion turistik, për zhytësit dhe eksploruesit e botës nënujore.

 

Emri i anijes që u mbyt është ‘Polumbarja Kineze’ ndërsa në qytetin e Vlorës ka ardhur në vitin 1974 si pjesë e marinës.

 

Përveç kësaj anijeje, do të mbyten edhe dy të tjera që po ashtu do të kthehen në destinacione për tu vizituar nga eksplorues të ndryshëm.

 

Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se ky është një operacion detar i Forcave Detare që konsistoi në transportin e pastaj mbytjen në bregdetin jonian të kësaj anijeje polumbare ushtarake të nxjerrë jashtë përdorimit.

 

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i pranishëm në këtë ceremoni tha se:

 

“Në kushtet e reja, domosdoshmëria është që me hapjen e turizmit detar shqiptar, të zgjerojmë format dhe tematikat e ofertës turistike, me qëllimin e një turizmi dinamik dhe konkurrues në rajon. Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për aktivitetet detare, ligj i cili mundëson shfrytëzimin e hapësirës jo vetëm për peshkim por edhe për turizëm elitar dhe aktivitete ujore, krijojmë sot një destionacion të ri për të gjithë turistët dhe te apasionuarit e detit që duan të eksplorojnë fundin e detit dhe atraksionet nënujore.

Ky destinacion nënujor do të jetë atraksion në zonën e Drimadhes dhe pjesë  e hartës së aktiviteteve të turizmit detar, e cila miratohet në KKT”.

Këto harta parashohin vendet e lejuara dhe vendet e ndaluara të ushtrimit të aktivitetit detar. Përbëhet nga 60 zona, ku secila prej tyre do të ketë pasaportën e detajuar për Zonat e Lundrimit, zhytjes, peshkimit nënujor, destinacionet nënujore apo aktiviteteve të tjera ujore. Miratimi i këtyre hartave, “celebrohet” me ndërtimin e destinacioneve nënujore të mjeteve lundruese të përdorura nga forcat detare të Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë dalë tashmë nga përdorimi dhe do të zhyten në ujë për të krijuar një atraksion turistik.

Këto aktivitete do të jenë në përditësim të vijueshëm, duke patur pritshmërinë e një vlere të rritur ekonomike dhe ofertë e shtuar turistike për vendin.  Në këto harta, planifikohen edhe zonat ku mund të vendosen stacionet sezonale të ankorimit dhe pontilet lundruese.

Miratimi i hartave të përgjithshme detare, i hap rrugë certifikimit të operatorëve të turizmit detar dhe prezantimit të ofertës turistike detare të vendit tonë. Për pothuaj 3 dekada, turizmi detar nuk ka patur asnjë lloj zhvillimi, duke e lënë bregdetin shqiptar një hallkë të munguar të zinxhirit të zonës së zhvilluar të Mesdheut”, tha ministri.

 

“Ligji i Turizmit Blu, synon nxitjen dhe ngritjen e porteve dhe marinave shqiptare. Ky ligj që ofron avantazhet më të larta në rajon, të regjistrimit të mjeteve të lundrimit për argëtim në vendin tonë.  Përpos kësaj, mbajtja e flamurit shqiptar nga mjete detare që lundrojnë në të gjithë botën, ofron një marketim të Shqipërisë si destinacion turistik”, shoti Klosi.

 

“Shndërrimi i bregdetit shqiptar, në destinacionin më të njohur dhe të zhvilluar të jahteve në rajon, është synimi dhe pritshmëria e ligjit për veprimtaritë detare, një aktivitet që sjell të ardhura të larta në industrinë turistike”, tha ai.

 

 

 

Pamje nga mbytja e ish anijes ushtarake🚢, e cila tashmë do të jetë një atraksion turistik 🌊për të apasionuarit e botës nënujore. #smilealbania😊🇦🇱#unërrinëshqipëri

Posted by Blendi Klosi on Tuesday, July 28, 2020

Më shumë

Kroçera “Ultramarine” viziton portin e Durrësit

Kroçera eksploruese “Ultramarine” u ankorua sot në kalatën nr. 4 të Portit të Durrësit, ndërsa lundrimi i saj i parë daton në prill të 2021-shit.   Sipas Autoritetit Portual Durrës kjo kroçerë lundron nën flamurin e ishujve Marshall.   Kroçera është e përbërë nga konstruksion specifik për udhëtime në zonat polare, në veçanti […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

Shqipëria e papërgatitur për këtë fluks turistik

Pamje nga pushues të bllokuar në trafikun rrugor në segmentin Orikum – Vlorë   Për këdo që ka zgjedhur të udhëtojë drejt Lezhës, kalimi në këtë aks rrugor është kthyer në një ferr të vërtetë. Radhë të gjata kilometrike e pushues që duhet të presin me orë të tëra nën vapën përvëluese të këtyre ditëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara