e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i

 

  1. Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  2. Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;
  3. Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
  4. Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja Margatita Xhaxhiu
  5. Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  6. Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Policia tha se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

 

Më shumë

Epopeja e Kodrës së Kuqe: Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini

Më 07 Tetor 1942 Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës. Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda. Pas disa orë luftimesh ranë […]

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Për herë të parë vjen në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021) me pjesëmarrjen e mbi 210 shkencëtarëve

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Njësia e nanoshkencës dhe e nanoteknologjisë NanoAlb organizojnë:  Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021)   Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë   Që nga veprimtaria e parë shkencore në këtë fushë (TNT2000, Toledo […]

Shën Joan Kukuzeli – mjeshtri durrsak dhe krijuesi i metodave të shkrimit muzikor bizantin

Jan Kukuzeli figurë e shquar e kulturës muzikore bizantine, me origjinë nga Durrësi. Lindi rreth viteve 1070-1075. U pranua në shkollën e pallatit perandorak në Kostandinopojë, ku u shqua si më i afti dhe u mbiquajt Kukuzeli. Ishte drejtues i këngëtarëve antikë dhe maistor i kapelës perandorake, bëri emër si këngëtari dhe muzikanti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara