e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan. Bëhet me dije se një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan.

 

Viktima dyshohet se është Pjerin Xhuvani. Ndërkohë burime bëjnë me dije se e lënduar ka mbetur dhe një efektive policie, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Xhuvani, që mbeti viktimë sot, njihet në këtë qytet si një person i angazhuar në politik. Xhuvani ka qenë ish-kryetar i LSI në këtë qytet dhe kishte kaluar në rradhët e PS, një muaj më parë u denoncua nga PD se ishte pjesë e përplasjes gjatë Ditës së Verës dhe dhunoi simpatizantët e saj.

 

Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij.

 

Njoftimet e para bëjnë me dije se personi që qëlloi është Arber Papleka nga Tropoja, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.

 

 

Reagon ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE-së

Në një deklaratë të saj për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i bën “thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen”. Deklarata bën të ditur më pas se ambasadorja Yuri Kim “i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

Nga ana e tij dhe Delegacioni i Bashkimit europian është shprehur se “akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht”. Përfaqësia e BE-së bëri gjithashtu thirrje “për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”.

 

Më shumë

Nis në Shqipëri stërvitja “Defender Europe 2021”, marrin pjesë tre gjeneralët më të lartë të NATO

Me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”.   Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu mirënjohjen që u zgjodh Shqipëria si një ndër 12 […]

Socialistët nisin procedurat për shkarkimin e Metës, Presidenca: Kuvendi nuk ka legjitimitet për të hetuar pasi nuk ka opozitë

Pas përfshirjes në axhendën parlamentare, Kuvendi vendosi që të mos humbasë kohë dhe të nisë shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duke e kaluar atë në Komisionin  Ligjeve. Por në një letër të gjatë dërguar Komisionit të Ligjeve thuhet se Presidenca është njohur me mbledhjen që pritet […]

Riaktivizohet lobi shqiptar në SHBA

Sistemi politik amerikan u mundëson qytetarëve pjesëmarrjen në procese vendim-marrëse, përmes ndikimit ose lobimit në çështje të caktuara. Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qënë shumë aktiv, kur Kosova po luftonte për liri dhe pavarësi. Por pas arritjes së këtij synimi, angazhimi sikur u zbeh. Kohët e fundit, një grup veprimtarësh synojnë të rigjallërojnë përpjekjet lobuese. Në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara