Përveç problemeve të shkaktuara me përmbytjet në disa zona, por edhe me rrjetin elektrik, rreshjet e ditëve të fundit kanë sjellë efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, duke përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin, ndërkohë që prej disa ditësh edhe hidroecentrali i Fierzës ka hyrë në prodhim. Sipas KESH, prurjet në Fierzë në datën 12 dhjetor u regjistruan në 400 m3/s, në Koman 210 m3/s dhe në HEC Vau i Dejës, 25 m3/s. Në të tre HEC-et prodhimi për këtë datë arriti në 14 400 Mwh apo rreth 50% më tepër nga javët e fundit të nëntorit, që gjithsesi shënonin një përmirësim të situatës në raport me shtatorin apo tetorin. Mungesa e rreshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë në muajt e fundit, ndryshe nga 6-mujori i parë i vitit që rezultoi një vit i mirë hidrik. Kjo ka sjellë shpenzimin e miliona eurove për importin e energjisë nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Në fakt, viti 2021 konsiderohet i mirë në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, por ndonëse sasia që blihet nga imporit është më e vogël se viti I kaluar, shpenzimet mbeten të larta për shkak të çmimeve të shumëfishuara në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë 9-mujorit të këtij viti u prodhuan 7.37 mln mwh energji nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, gati 2-fish më shumë në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 4 mln mwh energji.
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]