e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Komiteti Organizator i Lojrave Olimpike të Tokios shkarkoi të enjten drejtorin e ceremonisë së hapjes së ngjarjes sportive, për shkak të një shakaje me Holokaustin, që ai kishte bërë gjatë një shfaqjeje komike në vitin 1998.

Presidenti i Komitetit Seiko Hashimoto bëri të ditur një ditë përpara ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar nga detyra. Ai u akuzua se kishte bërë shaka me Holokaustin gjatë shfaqjes.

Ne zbuluam se zoti Kobayashi, në interpretimin e tij, ka përdorur një frazë që përqesh një tragjedi historike“, tha zoti Hashimoto. “Ne kërkojmë ndjesë thellë për këtë zhvillim një ditë para ceremonisë së hapjes, si dhe për shqetësimin që u kemi shkaktuar shumë palëve të përfshira, si në Tokio ashtu edhe në pjesë të tjera të vendit“.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë, është planifikuar të premten. Ceremonia do të mbahet pa spektatorë si masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve me koronavirus. Megjithatë pritet të marrin pjesë një numër i caktuar të ftuarish, zyrtarë, e përfaqësues të medias.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara