e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Ditët e Qëndresës nisën të enjten me homazhe në memorialin e ngritur në qytetin e Shkodrës kushtuar mijëra ish të burgosurve politikë dhe atyre që u vranë nga regjimi komunist për shkak të bindjeve të tyre politike. Ditët e Qëndresës do të vazhdojnë gjatë dy ditëve te ardhshme me përkujtimin erevoltës së të burgosurve të Spaçit dhe revoltës së burgut të Qafë Barit, dy simbole këto të qëndresës antikomuniste në Shqipëri. Sipas Nebil Çikës, drejtues i Shoqatës antikomuniste të ish të burgosurve politikë, veprimtaritëjanë organizuar nga komiteti “Drejtësi dhe Paqe”, dhe një numër shoqatash joqeveritare.

 

“I quajmë “Ditë të Qëndresës” për të përkujtuar qëndresën antikomuniste të kombit dhe popullit shqiptar, një qëndresë e lavdishme, shumë e vështirë, duke patur parasysh diktaturën shumë të egër që kishte Shqipëria. Ne mendojmë se simbolika e qëndresës është më e fortë nga simbolika e vuajtjes. Ne qëndruam, prandaj vuajtëm”, tha Çika për VOA.

 

Komitetit “Drejtësi dhe Paqe” është nismëtar i kthimit në muze të ish burgut të Spaçit dhe atij të Qafë Barit. Drejtuesi i këtij komiteti, Luigj Mila, thotë se është e rëndësishme të informohen të rinjtë për krimet e komunizmit.

 

“Kanë kaluar 30 vite, por kontributi, sakrificat dhe vuajtjet e ish të burgosurve politikë, dhe jo vetëm të tyret, janë përsëri të gjalla sepse, për fatin e keq, kemi bërë pak për ta. Ne duhet t’i kujtojmë jo thjeshtë që të kujtojmë vuajtjet e tyre dhe baballarëve tanë, por edhe që të informojmë brezat e rinj për këto sakrifica”.

 

Mjeku Sander Marku vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Xhaxhai i tij është pushkatuar së bashku me 14 burra të tjerë nga Mirdita, ndërsa familja ka njohur vuajtjet në internim. Ai thotë se politika shqiptare duhet të jetë e qartë në qëndrimin e saj ndaj të kaluarës.

 

“Mesazhi do të ishte mirë që të dëgjohej nga politikanët shqiptarë, nga ata që përfaqësojnë institucionet e shtetit dhe të marrin shëmbuj nga vendet euro-atlantike, siç është rasti i Gjermanisë apo Polonisë, që i kanë dhënë zgjidhje situatave të tilla dhe kjo të bëhet edhe për Shqipërinë”.

 

Në Shqipëri kanë kaluar 30 vite nga shembja e regjimit komunisit dhe ende nuk janë zbardhur plotësisht krimet e komunizimit dhe as janë dënuar ato. Ndërkohë. gjurmët e krimeve janë zhdukur përgjate viteve, ndërsa pjesa më e madhe e dëshmitarëve janë ndarë nga jeta.

 

 

 

Më shumë

PD: Liria e medias është në rrezik!

Deputetja e PD në opozitë, Albana Vokshi ka reaguar të martën pas shpalljes së garës për 5 anëtarë të Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA), përfshirë dhe kryetarin, duke shprehur shqetësimin se kontrolli i këtij institucioni dhe RTSH-së nga qeveria e kryeministrit Rama, ka vendosur lirinë e medias në rrezik. Vjedhja e mandateve përmes blerjes […]

Berisha “non grata” nga SHBA, reagon Basha: Keqardhje për vendimin! Bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA. Basha shpreh keqardhje për vendimin e Sekretarit të Shtetit dhe bënthirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.   Basha shprehet më tej se Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi […]

Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Shtetit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë:   “Sot, po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë.   Në cilësinë e […]

Vendimi i DASH, Berisha: I keqardhur, s’ka asnjë bazë konkrete

Në një përgjigje të gjatë ndaj vendimit të njoftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, ish kryeministri Sali Berisha shprehet “i keqardhur nga vendimi” të cilin ai e konsideron “pa asnjë bazë konkrete”. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se “gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresën time, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara