e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Gjatë një veprimtarie në përkujtim të 110 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Deçiç dhe Kuvendit të Greçes, zhvilluar sot në Shkodër, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nderoi me titullin “Nderi i Kombit” prijësin dhe luftëtarin popullor të Kelmendit, Prek Cali. Gjithashtu, u nderuan me titullin “Kaloresi i Flamurit” edhe tre luftetare të tjerë të Malësisë së Madhe, për kontributin e tyre në mbrojtje të trojeve shqiptare.

 

Dekoratën e lartë, “Nderi i Kombit”, Presidenti Meta ia dorëzoi stërnipit të Prek Calit, Gjek Gjonajt, gjatë një veprimtarie të organizuar nga shoqata “Kanga jonë” në Shkodër.

 

Përmes kësaj dekorate, Presidenti Meta vlerëson kontributin e shquar të Perk Calit në mbrojtjen e kufijve shqiptar, në Kelmend të Malësisë së Madhe gjatë viteve 1911- 1926. Presidenti Meta tha se ai mbetet një nga figurat më të spikatura të kohës që, jo vetëm luftoi për të ruajtur të paprekur kufijtë e atdheut, por edhe udhëhoqi me drejtësi dhe urtësi popullin e tij.

 

“Kryengritja e malësisë dhe gjithë përpjekjet e popullit tonë për liri dhe pavarësi janë udhëhequr dhe drejtuar nga udhëheqës të zot, të pushkës e të penës, njëri prej të cilëve ishte dhe mbetet edhe Prek Cali”, deklaroi presidenti Meta.

 

Duke shprehur falenderime për vlerësimin ndaj Prek Calit, stërnipi i tij, Gjek Gjonaj, tha se kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, e drejtuar nga Prek Cali, është e rëndesishme për kombin, sepse dëshmon qendresën popullore në mbrojtje të trojeve shqiptare.

 

“Për ne, si pasardhësit e tij, e vlerësojmë shumë mirënjohjen e meritave që i ka bërë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kësaj figure madhore, jo vetëm të Kelmendit, Malësisë së Madhe, por edhe të gjithë shtetit shqiptar”, tha ai.

 

Ndërsa Rrok Gjolaj, nip i Prek Ded Gjolaj, këshilltar për arsimin në Mal të Zi, u shpreh se figurat e shquara të malësisë kanë dhënë një kontribut të shquar për çështjen kombëtare, ndaj meritojnë të nderohen me respekt.

 

“Vlerësoj shumë lart kontributin e figurave te shquara të Malësisë së Madhe, duke fillu nga Prek Cali i Kelmendit, Kol Maçi i Hotit, Pretash Zeka i Grudës edhe gjyshi im Prek Deda Gjonaj nga Gruda. Ata kanë lanë kontribut të jashtëzakonshmëm, në kohëra të caktuara, për historinë e malësisë dhe të gjithë Shqipërisë”, tha zoti Gjolaj.

 

Prek Cali gjatë viteve 1908-1912 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të kelmendasve. Në gusht të 1920 mori pjesë në Luftën e Koplikut, ndërsa në janar të vitit 1945 udhëhoqi kryengritjen antikomuniste të Kelmendit, pas shtypjes së të cilës, në mars të po atij viti, u pushkatua bashkë me 13 burra të tjerë të malësisë.

 

 

Më shumë

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997)

Në nëntor të vitit 1928 kur ishte në moshën 18-vjeçare, Anjezë Gonxhe Bojaxhi hyri në kongregacionin “Motrat e Loretos” në Irlandë ku morri emrin Mari Tereza për nder të Shën Terezës. Më 6 janar të vitit 1929 Mari Tereza shkon si misionare në Kalkuta të Indisë. Atje filloi të jepte mësim në kolegjin e […]

Zef Skiroi – Poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh

Më 10 gusht 1865 lindi në Horë të Arbëreshëve poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh Zef Skiro. Që në moshë të vogël tregoi interes për historinë dhe traditat e paraardhësve. Studioi në “Seminarin Shqiptar” në Palermo. Më 1887 themeloi në Palermo revistën “Arbëri i Ri”, bashkë me Françesk Petën. Më 1890 u […]

Meleq Gosnishti – Hero i Popullit

Meleq Gosnishti Hero i Popullit. U vra gjatë luftimeve për marrjen e kalasë së Margëlliçit në Patos në 30 mars 1944. Lindi në fshatin Gosnisht të Përmetit. I biri i Iliaz dhe Hatixhe Gosnishtit. Qe femija më i madh nga shtatë fëmijet e kësaj familje. Emigroi që në moshën 14 vjeçare drejt Parisit dhe u […]

Nënë Tereza në këndvështrimin sociologjik

I ftuar nga Universiteti i Shkodrës profesori i Universitetit të Birminghamit, në Mbretërinë e Bashkuar, Gëzim Alpion, foli mbi tokësoren dhe hyjnoren Nënë Tereza në kënveshtrimin sociologjik. Profesor Alpion është autor i dy librave për Nënë Terezën dhe i më shumë se 50 kumtesave të mbajtur në 15 vende të botës mbi jetën dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara