Rritja javët e fundit e çmimit të produkteve ushqimore dhe paralajmërimi për një krizë të energjisë elektrike, shoqëruar me rritjen e çmimit të saj, bëri bashkë sot në një protestë, përpara ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës, disa dhjetëra qytetarë, pjesa më e madhe pensionistë. Sipas Zef Bregut, jetesa tashmë është bërë e papërballueshme.
“Kjo rritje shumë e madhe e çmimeve, duke filluar nga buka, për ne si pensionitë është shumë e rëndë. Pensionet janë të ulëta, çmimet po dyfishohen, pra kjo është diçka që ne nuk mund ta përballojmë”, thotë ai.
Vitore Çinari thotë se ka punuar 25 vite në fabrikën e cigareve dhe pensioni i saj është vetëm 1100 lekë. Ajo thotë se janë vështirësitë e jetesës që e kanë detyruar të dalë në protestë.
“Ka plot që kalojnë kështu me skamje dhe detyrohen të heshtin sepse u vjen turp të dalin. Unë nuk kam turp, se me kaq jetoj. Pse duhet të pres lëmoshë nga fëmijët? Kam jetuar këtu, kam derdhur djersë, kam punuar në aksione, hekurudha, gjithëkund ku na ka dërguar shteti. Dhe kur vjen fundi, jetojmë pa dinjitet”, thotë ajo.
Protesta e sotme kundër rritjes së çmimeve mbështetet nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shkodrës, drejtuesi i të cilës, Albert Tukaj, thotë se nivelit të lartë të papunësisë në Shkodër, që ka arritur në 60 për qind, tashmë do t’i shtohet edhe rritja e çmimeve të pjesës më të madhe të artikujve të domosdoshëm për jetesën e përditëshme.
“Sot protestojmë kundër rritjes se çmimit të bukës, kundër rritjes së çmimit të karburantit, që janë frymëmarrja e ekonomisë shqiptare. Protestojmë për biznesin e vogël kundër fiskalizimit. Apo e thënë ndryshe, kërkojmë nga qeveria shqiptare që për 5 vjet biznesi i vogël mos të trajtohet me fiskalizimin e ri, për shkak se sot ai doli nga lufta pandemike dhe biznesi i vogël është biznes social”.
Paulo Kacerja, pjesë e ekipit shëndetësor të Shkodrës, thotë se vështirësitë ekonomike do të nxisin edhe më shumë largimin e të rinjve nga vendi.
Ekspertët e ekonomisë kanë bërë të ditur se rritja e çmimit të grurit, karburanteve dhe energjisë elektrike do të ndikojë në rritjen e çmimit të të gjitha produkteve që konsumojnë qytetarët, duke vështirësuar edhe më tej gjendjen e tyre ekonomike.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]