e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Operacioni Forca e Ligjit nuk do të kërkojë më llogari mbi burimin e pasurisë së  personave problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale dhe  krim të organizuar. Prej 1 Janarit të 2021, OFL do të pushojë së ekzistuari, kjo pasi aktit normativ mbi të cilin ai funksiononte nuk iu zgjat afati.

 

Tashmë do të vazhdojë hetimi ose verifikimi pasuror vetëm në bazë të ligjit antimafia për ata individë që plotësojnë këto kushte. I vetmi ndryshim i miratuar nga qeveria është ai i datës 16 Dhjetor, që parashikon shqyrtimin e të gjitha çështjeve që tashmë kanë mbërritur në gjykatë dhe në SPAK.

 

Nga nisja e këtij operacioni në Shkurt të vitit të kaluar deri në 31 Dhjetor, 589 persona kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë, ndërsa janë evidentuar rreth 1550 pasuri.

 

Mësohet se për 69 individë është pushuar hetimi, pasi nga verifikimet kanë rezultuar se nuk disponojnë asnjë pasuri. Deri tani në gjykatën e Posaçme, prokuroria ka dorëzuar 120 çështje që pritet të shqyrtohen gjatë këtij viti.

 

Edhe pse SPAK ka kërkuar konfiskim e 45 pasurive, gjykata ka vendosur që vetëm 11 prej tyre të kalojnë në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

 

Ndërsa janë ende në fazë shqyrtimi edhe 56 kërkesa të tjera për konfiskim pasurie. Togat e zeza kanë hequr sekuestron për të paktën 9 pasuri, pasi nga verifikimet ka rezultuar se janë krijuar në mënyrë të ligjshme dhe jo nga të ardhura që rrjedhin nga aktivitetit kriminal.

 

 

 

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara