e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Qeveria e Zoran Zaevit mori votëbesimin pa praninë e opozitës në parlament. Opozita u largua pasi nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme. Tensionet politike janë rritur.

 

 

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në mesnatë, konstatoi, se nuk është votuar mosebesimi i qeverisë dhe e deklaroi seancën të mbyllur. Në mungesë të deputetëve të opozitës maqedonase dhe shqiptare iniciator të mocionit, kryetari i Kuvendit Xhaferi  i uroi qeverisë punë të mbarë. VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe opozita shqiptare u larguan nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para se të fillojë votëbesimi ndaj qeverisë pasi nuk arritën të sigurojnë 61 vota.

 

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski tha, se Maqedonia e Veriut ka shënuar një nga ditët më të errëta të demokracisë, pasi pakica jo vetëm që shkeli vullnetin e shumicës por edhe rrëmbeu një deputet për të pamundësuar mocionin e mosbesimit.

 

“Pamë se si regjimi është transformuar në regjimin më kriminal të parë ndonjëherë në Evropë dhe për këtë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, më shpejt sesa ata mendojnë. Një deputet u rrëmbye, telefonat celularë u konfiskuan nga ligjvënësit dhe të njëjtit u mbyllën në parlament që të mos kenë asnjë kontakt me jashtë dhe në këtë mënyrë ky pushtet në mënyrën më brutale shkeli mbi demokracinë”, u shpreh Nikollovski. Sipas tij Maqedonia e Veriut ka hyrë në krizë të thellë politike dhe të sigurisë ndaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për kthimin e stabilitetit në vend. “Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e shpejta janë zgjidhja për dalje nga kriza politike, e sigurisë, ekonomike dhe energjetike. Pushteti ka humbur shumicën”, deklaroi Nikollovski.

 

ASH: Regjimi hibrid LSDM-BDI u delegjitimua

 

Aleanca për Shqiptarët ka cilësuar ditën e votimit parlamentar si ditën kur ranë maskat dhe u konfirmua regjimi. Aleanca për Shqiptarët thotë, se regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua dhe kanë mbetur me 59 deputetë.

 

“Regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze. U konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që i referohet BE-së me mekanizma antievropiane”, thuhet në reagimin e ASH-së

 

Ademi: Deputeti Rexhepi konfirmon vlerat europiane

 

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka përshëndetur vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi për të mos votuar kundër qeverisë. “Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë për një qeveri, e cila kultivon vlera evropiane, euroatlantike, prandaj edhe vendimi i deputetit Rexhepi është i tillë. Zemra e tij qëndron në Uashington dhe Bruksel, prandaj besojmë se ky është motivi që Rexhepi të mos marrë pjesë në një mocion për rrëzimin e qeverisë”, deklaroi Ademi.

 

Apasiev bën thirje për radikalizim

 

Kryetari dhe deputeti i partisë e “E Majta” Dimitar Apasiev ka thënë se vendi ndodhet para një destabilizimi, pasi qeveria nuk po tregohet e gatshme që në mënyra paqësore të dorëzojë pushtetin: “Gjendja është alarmante. Është paralizuar demokracia parlamentare. Është një precedent që nuk ka ndodhur askund tjetër. Gjendja është e rrezikshme dhe qytetarët këtë duhet ta shohin me seriozitet. Mendoj se ky pushtet nuk bie me dëshirë, prandaj edhe nevojitet radikalizim i gjendjes politike, të ketë protesta, bllokim të Kuvendit, e masa tjera”, ka deklaruar Apasiev.

 

Mitreski: Opozita përjetoi disfatë

 

Koordinatori i grupit parlamentar nga LSDM Jovan Mitreski ka thënë se opozita ka dështuar në sigurimin e numrave për rrëzimin e qeverisë. “Gjithçka që po ndodh në kuvend është dëshmi për disfatën e Mickovskit në kuvend. Ai gënjeu se ka shumicën. Ai vetëm për të ardhur në pushtet u bashkua me ata që janë anti NATO, anti BE. Ai nuk ka koncept për shtetin dhe të ardhmen e qytetarët. Populli është gënjyer ”, ka deklaruar Mitreski.

 

Kasami: Dyshoj se deputeti Rexhepi është kidnapuar

 

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka hedhur dyshime mbi rrëmbimin e deputetit Kastriot Rexhepi. “Nuk kam asnjë komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti mund të jetë i ndaluar përkundër vullnetit të tij. Mbetem pas këtij qëndrimi gjithnjë derisa ai vetë nuk e pohon gojarisht. Nuk kemi informata se ku gjendet”, ka thënë Kasami.

 

Rexhepi: Jam në anën e duhur, jam me NATO-n dhe BE-në

 

Deputeti i lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, për të cilin opozita këmbëngulte, se është kidnapuar, është paraqitur me një video regjistrim në rrjetin social Facebook duke theksuar se ai nuk mori pjesë në seancën e kuvendit pasi nuk dëshironte të jetë anën e atyre, që janë kundër NATO-s dhe BE-së.

 

“Siguria dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit, duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne. Kryetari Billall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri, demokraci. Jam me BE-në, NATO-n dhe jo me qarqet antishqiptare. Këtë e them me ndërgjegje të plotë dhe sapo të kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem për t’ sqaruar të gjithë”, ka deklaruar Rexhepi.

 

Më shumë

Maqedoni e Veriut: Opozita fiton – Zaev jep dorëheqjen

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, opozita ka fituar bindshëm. Zorav Zaev reagoi duke dhënë dorëheqjen si kryeministër e kryetar i partisë, LSDM.   Opozita i fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet problemi i mijëra qytetarëve, shumë prej tyre shqiptarë, të cilëve u mohohet shtetësia edhe pse janë lindur ose me vite jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ligji parashikon që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara