e mërkurë 18 maj 2022
e mërkurë 18 maj 2022

 

 

1 muaj nga mbyllja e garës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë  fituese për koncesionin 35-vjeçar për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Do të jetë konsorciumi turk İNTEKAR YAPI LTD. ŞTİ, që do të kryejnë punimet për një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në vend, ndërkohë që investimi kap vlerën e 17,036,526,000 lekëve.

 

Fondi limit i vënë në dispozicion ishte 18.96 mld lekë, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit afati i zbatimit të kontratës do të jetë 37 muaj, çka do të thotë se nëse marrim parasysh edhe proceduart e lidhjes së kontartës apo pajisjen me lejet e nevojshme, kjo vepër nuk do të jetë gati në këto 4 vite. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synonte të shpallte fituesin që në shkurt të këtij viti, por gara e hapur në dhjetor të vitit të kaluar nuk u përmbyll me sukses, pasi 6 kompanitë pjesëmarrëse u skualifikuan.

 

Ndërkaq, gara për përzgjedhjen e kompanisë, u rihap në datën 30 qershor të këtij viti, si përpjekje e radhës, për të shpallur fituese një kompani, që plotësonte kriteret e vendosur në tender. Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km, ndërsa do të shkurtojë kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që sipas projektit ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe do e ketë daljen në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë.

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara