e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Buxheti i shtetit ka paguar në 10 muaj, 41 miliardë lekë apo 336 milionë euro për shpenzime operative dhe mirëmbajtje. Sipas të dhënave zyrtare të financave,  vlera për këtë kategori shpenzimesh për periudhën Janar-Tetor 2021 është më e larta e 10 viteve të fundit, e krahasuar me të njëjtat periudha. Ndërsa vetëm në raport me një vit më parë, rritja është me 36 milionë euro apo 11.9 për qind.

 

Por çfarë përfshihen tek shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes dhe pse ky kapërcim? Shpenzimet operative lidhen me shpenzime udhëtimi, transporti, blerje për material zyre apo mobilime, pagesa të faturave të energjisë, ujit, telefonit, etj. Ndërsa tek mirëmbajtja përfshihen rikonstruksione të vogla në godina që lidhen me amortizimin e tyre.

 

Rritja gjatë këtij viti duket se është e lidhur drejtpërdrejt edhe me zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara në muajin Prill çka kanë sjellë dhe kosto më të larta për institucionet. Ndërkohë që duket se institucionet qendrore nuk ka pasur kujdes në shpenzime, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi si pasojë e tërmetit të Nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid19,  gjë që duhet të diktonte dhe një kujdes më të lartë në këtë drejtim.

 

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara