Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

 

Qeveria shqiptare premtoi transparencë maksimale në përdorimin e fondeve të rindërtimit të pasojave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, por tani kur kanë kaluar 14 muaj nga ngjarja nuk ka evidenca të sakta, përveç faktit se fondet po shpenzohen me ritme shumë më të ulëta se planifikimi.

 

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, u shpenzuan 57% e fondeve të programuara, vetëm 16,6 miliardë lekë nga 29 miliardë të planifikuara. Dobësitë kanë vijuar edhe në janarin e këtij viti. Ministria e Financave, në një raport të detajuar për shpenzimet buxhetore, bëri të ditur se janë përdorur vetëm 6 milionë lekë nga 800 milionë lekë të programuara ne janar, ose më pak se 1% e planit. Ky realizim i përket Qeverisjes Vendore.

 

Në të kundërt, shpenzimet kapitale gjatë këtij muaji ishin në nivelin e 963 milionë lekëve, ose 142% mbi planin e shpenzimeve të janarit.

 

Në një udhëzim të posaçëm, Ministria e Financave urdhëroi që fondet e akorduara për rindërtimin (korente dhe kapitale), të cilat rezultojnë të pashpenzuara në fund të vitit buxhetor 2020, trashëgohen në vitin 2021 dhe përdoren për të njëjtin qëllim. Nga viti i kaluar u trashëguan për përdorim këtë vit 12.4 miliardë lekë. Gjithsej fondi për rindërtimin më 2021 është 28 miliardë lekë. Në muajin janar shihet se realizimi ishte shumë i dobët në raport me planin e periudhës dhe fondet totale të rindërtimit. Ministria e Financave ka sqaruar se nëse fondet e planifikuara nuk realizohen as këtë vit, ato autorizohen për përdorim në vitin 2022.

 

Fondi i këtij viti prej 28 miliardë lekësh do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të vitit 2020 (fonde të mbartura nga viti 2020) si dhe projektet e reja me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Zbatimi i planit të financimit hasi vështirësi për shkak të parapërgatitjeve në terren me gjetjen e tokave dhe planifikimin urban që shtyu procedurat e tenderimeve dhe investime në terren.

 

Sipas planit zyrtar të qeverisë për rindërtimin, totali i nevojave për rimëkëmben pas tërmetit kërkon financimin e një shume prej 123 miliardë lekësh, rreth 1 miliard euro. Kjo shumë planifikohet të financohet deri në vitin 2025 me 300 milionë euro, ose 30% të totalit, nga fondet buxhetore të qeverisë shqiptare, dhe pjesa tjetër prej 700 milionë eurosh nga donatorët dhe OJF-te të ndryshme, që janë angazhuar në këtë proces.

 

Vlerësimet zbulojnë se efekti i përgjithshëm i katastrofës në 11 bashki arriti në 985.1 milion euro (121.21 miliardë lekë), nga të cilat 843.9 milionë euro përfaqëson vlerën e aseteve të shkatërruara fizike dhe 141.2 milionë euro humbje indirekte. monitor

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara