Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Ndërtimi i varrezave greke në Shqipëri është pjesë e paketës së marrëveshjeve ende të pafinalizuar mes dy vendeve tona, për normalizimin e marrëdhënieve. Dy vendet kanë ngelur tek ndarja e Detit, vendim që do ndërmerret në Gjykatën Ndërkombëtare.
V E N D I M
PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR NDËRTIMIN E VENDPREHJEVE TË USHTARAKËVE GREKË, TË RËNË GJATË LUFTËS GREKO-ITALIANE TË VITEVE 1940-1941”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10256, datë 25.3.2010, “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.742, datë 13.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në foto: Një nga varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Grykën e Këlcyrës, në Përmet, pranë kishës së shën Nikollës.
“Foto kryesore: Pamje nga vendi ku do të prehen në varrezën e re ushtarët grekë, në Grykën e Këlcyrës.
Nuk respektonte masat anti-covid, dëbohet nga Tirana diplomati rus
Vdekja e ushtarakut në Afganistan, MM: Hetim të plotë për ngjarjen
Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët rrëfejnë tmerrin: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam
Me shkarpa në krah për të ngrohur nxënësit, mësuesi nga Pogradeci prek rrjetin
Krimet më të shpeshta kibernetike në Shqipëri për vitin 2020
Rrebeshe shiu në 22-26 janar, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron prefektët e bashkitë
Institucioni ka promovuar historikisht studimin e Holokaustit dhe mësimet e tij; si i tillë, miratimi i përkufizimit të punës së IHRA është “një hap plotësisht i natyrshëm”. JNS – Akademia e Shkencave e Shqipërisë, institucioni më i rëndësishëm shkencor i vendit, miratoi të enjten përkufizimin e punës së Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit […]
Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Vlorë më 16 Janar 1844 në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 […]
Pavarësisht se viti 2020 ishte pjesësisht në karantinë dhe me dalje të kufizuara, aksidentet rrugore kanë regjistruar sërish një bilanc të errët. Sipas të dhënave, gjatë 2020, në të gjithë vendin janë regjistruar 6248 aksidente, ndërsa 159 persona kanë humbur jetën. Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e […]
Isa Boletini i njohur si Isë Boletini u lind në Boletin afër Mitrovicës më 15 janar 1864 dhe u shua në Podgoricë më 23 janar 1916. Është një ndër figurat qendrore kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar […]