e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Shqipëria hodhi sot një tjetër hap të rëndësishëm bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore me vendin fqinj, Italinë.

Kështu u shpreh sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se përmes një konference të organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë, Agjencia ICE, Assorestauro dhe Salloni ndërkombëtar i Restaurimit u prezantua “Salloni i Restaurimit në tour” në Bari dhe “Restoration Week 2021” (Java e Restaurimit 2021), ku Shqipëria mori ftesën zyrtare për pjesëmarrje.

Ministrja Margariti tha se “nuk bëhet fjalë për një pjesëmarrje honorifike, por shkëmbime përvojash dhe vendosje e urave të komunikimit mes kompanive, specialistëve, në fushën e teknikave, materialeve, projekteve të përbashkëta”.

“Së bashku me Fabrizio Bucci ambasadori italian në Tiranë, Michele Emiliano presidenti i Rajonit të Puglia-s, Alessandro Bozzetti presidenti i Assorestauro, Andrea Moretti presidenti i Ferrara Fiere, Alessandro Ambrosi presidenti i Fiera del Levante, Elisa Scelsa drejtoreshë e Zyrës ICE Agjencia – Tirana dhe Andrea Griletto drejtor i Assotestauro diskutuam mbi bashkëpunimet e ardhshme në fushën e trashëgimisë. Italia përbën ekselencën botërore në fushën e konservimit dhe restaurimit dhe ky bashkëpunim do të çojë përpara ambicien tonë për ngritjen e Qendrës së Formimit të vazhdueshëm, shkollave-kantiere, bonusit të rijetëzimit dhe vënien në jetë të Fondit të Trashëgimisë Kulturore”, – theksoi Margariti.

Më shumë

Përmet, Konferencë Shkencore: “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”

175 vjetori i lindjes së përfaqësuesit të Rilindjes Shqiptare, poetit dhe shkrimtarit Naim Frashëri, u shënua në Përmet me një Konferencë Shkencore, “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”. Studiuesit risollën këto figura në tërë dimensionet që i karakterizonin. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Atdhetare- Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, Ministria e Kulturës, bashkia Përmet dhe Kryegjyshata […]

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Koçi: Sfida kryesore e muzeve tanë është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë

Sot, në kuadër të 18 majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi takimin me temë “E ardhmja e Muzeve: Rimëkëmbja dhe përfytyrimi”. Në aktivitet qenë ftuar muzeologë, të cilët diskutuan mbi të ardhmen e rrjetit muzeor në vend, si edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin sa më të mirë të […]

40 – vjetori i Demonstratave të Prishtinës, ekspozita “Vullkani i Kosovës” në Pazarin e Ri në Tiranë

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e […]

Botimi historik i partiturës së baletit të parë shqiptar, kur Tish Daija qante për eksodin e shqiptarëve

Partitura e baletit të parë kombëtar “Halili dhe Hajria” tashmë është në një botim historik me partiturë. 95-vjetori i lindjes se kompozitorit Tish Daija, ka nxitur Akademinë e Shkencave të botojë partiturën e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, vënë në skenë më 1963. Pjesa që lindi në Moskë, kur autori ishte student. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara