e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Shqipëria dhe Kosova finalizojnë me sukses një hap të rëndësishëm në sektorin elektro-energjetik. Nga dita e sotme, nis operimi i pavarur i Kosovës, si zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, si dhe nis nga funksionimi linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.

 

Bashkëpunimi mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe KOSTT në Kosovë kanë dakortësuar mes tyre krijimin e bllokut Shqipëri-Kosovë, i quajtur ndryshe si “AK”, i cili do të sjellë aplikimin e një koncepti të ri të operimit të sistemit elektro-energjetik shqiptarë, ku sëbashku me Bursën e Energjisë “ALPEX”, do të nxisë zhvillimin e përbashkët të tregut të energjisë në të dyja vendet.

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, drejtori i OST, Skerdi Drenova, si dhe përfaqësues të Bordit Drejtues të KOSTT ishin të pranishëm në nisjen e operimit të bllokut të përbashkët rregullues dhe linjës 400 kV.

 

“Dita e sotme shënon përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë dhe të një pune të palodhur të të dy vendeve tona, me qëllim rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektro-energjetike drejt integrimit të tyre edhe në nivelin rajonal dhe europian”, u shpreh drejtori i OST duke shtuar se nga sot nis operimi edhe i linjës 400 kilovolt, Koman-Kosova B.

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi finalizimin e këtyre dy proceseve si një gur kilometrik në zhvillimin energjetik për të dyja vendet. “Krijimi i këtij blloku të ri, midis KOSTT dhe OST, nuk sjell vetëm këtë zhvillim të rëndësishëm, por krijon një panoramë të re energjetike për vendin, duke rritur sigurinë energjetike, duke krijuar një treg të përbashkët, i cili do na ndihmojë të dyja palëve që të jemi konkurrentë në rajon dhe ndoshta duke krijuar kështu edhe rezerva, të cilat do të jenë të rëndësishme për secilën palë, por do të menaxhohen dhe në mënyrë të përbashkët”, u shpreh Balluku.

 

Përmes një sërë investimesh të realizuara dhe disa të tjera që pritet të nisin shumë shpejt, siç është mes të tjerash, ndërtimi i dy parqeve fotovoltaike, sektori energjetik në Shqipëri ka hedhur hapa të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

 

“Shqipëria tashmë ka linja interkoneksioni të rëndësishme në operim dhe po përgatitemi për të futur edhe një tjetër shumë shpejt. Ky investim i ri, i cili bëhet operativ, na jep mundësi që ne të jemi jo thjesht një vend i bazuar në burimet energjetike të rinovueshme, të cilat tashmë janë shumë të kërkuara nga i gjithë tregu europian për shkak të balancimit të kuotave të karbonit, por na bën gjithashtu një fuqi eksportuese. Kjo është diçka që ne prej kohësh kemi kërkuar që të arrijmë. Kjo është diçka që së bashku me ndërtimin e Skavicës, së bashku me ndërtimin e parqeve energjetike fotovoltaike do të na japë mundësinë për të tregtuar energjinë e prodhuar në vend dhe për të balancuar në të ardhmen të gjitha rezervat tona, të cilat do të menaxhohen për shkak të krijimit të këtij blloku në mënyrë të përbashkët me Kosovën”, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Përfaqësuesit e KOSTT, përmes një lidhje online, e cilësuan ditën e sotme si historike pasi shënon një arritje të madhe për të dyja vendet, teksa nënvizuan rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit duke krijuar mundësinë që të dyja vendet të jenë një bllok i fuqishëm në rajon.

 

Më shumë

93% e aplikimeve për kredi bankare nga individë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.   Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.   Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat […]

Prodhimi i energjisë elektrike në rekord shumëvjeçar

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria prodhoi gati 7.1 miliardë kWh, nga të cilat, 1.4 miliardë u eksportuan dhe 1.1 miliardë të tjera u humbën. Mbiprodhimi në muajt e verës bëri që niveli i liqenit të Fierzëz të bjerë në 274.3 metra, pesë metra më pak se sa mesatarja shumëvjeçare dhe në një […]

KESH dhe OSHEE mbi 680 milionë euro borxhe

Kompanitë publike të sektorit të energjisë elektrike, KESH dhe OSHEE kanë në bilancet e tyre mbi 680 milionë euro borxhe. Shanset që këto kompani të shlyejnë detyrimet ndaj njëra-tjetrës dhe shtetit, në këtë periudhë krize janë të pakta, duke shtuar rrezikun që barra të rëndojë mbi taksapaguesit.   Sektori energjetik rrezikon të kthehet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara