e mërkurë 24 shkurt 2021
e mërkurë 24 shkurt 2021

 

Projekti i Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka gjetur mbështetjen e Qeverisë Amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e drejtpërdrejtë, për të mbështetur Shqipërinë në këtë iniciativë kaq të rëndësishme, sipas njoftimit zyrtar.

 

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik për Projektet dhe Blerjet, mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së SHBA-vë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe përfaqësuesi i kompanisë Bechtel, Justin Siberell, President i Rajonit të Europës dhe Lindjes së Mesme, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Nënsekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në lidhje me Projektin e HEC Skavicë.

 

Në dokumentin e nënshkruar theksohet rëndësia e Projektit të HEC Skavica, si një projekt me interes kombëtar, i cili do të mundësojë që Shqipëria të krijojë pavarësi të plotë nga importimi i energjisë dhe do ta pozicionojë vendin tonë si qendër energjie për rajonin.

 

Memorandumi vlerëson përvojën unike dhe të zgjeruar të Bechtel në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve inxhinierike novatore si dhe të financimit të nevojshëm për realizimin e këtij projekti kompleks, zgjidhje të cilat nuk janë zbatuar ende në Shqipëri.

 

Përmes nënshkrimit të këtij Memorandumi Bashkëpunimi, palët angazhohen të punojnë së bashku në të gjitha fazat e këtij procesi për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për realizmin e këtij projekti me rëndësi kombëtare. Palët kanë shprehur interes gjithashtu, që krahas bashkëpunimit të tyre në fushat e projektimit dhe zbatimit të punimeve, të trajtojnë edhe financimin e duhur të Projektit, që të jetë i pranueshëm për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompania Bechtel do të përgatisin dhe miratojnë bashkarisht Planin e  Veprimit për zbatimin e Projektit, i cili do të përfshijë edhe statusin aktual të dokumentacionit teknik të projektit, planin e veprimtarive të projektit, modelet e propozuara të financimit, drejtuesit e veprimtarive të projektit dhe afatet për zbatimin e suksesshëm të Projektit.

 

Ndërtimi i HEC Skavicës është një projekt madhor me impakt jo vetëm në sistemin elektro-energjetik, por edhe në ekonominë kombëtare të vendit. Ky projekt do të sigurojë optimizimin e Kaskadës së Drinit, eliminimin e përmbytjeve në zonën e fushë Shkodrës dhe fushë Lezhës, si dhe rritjen e sigurisë dhe efiçencës në veprat hidrike në HEC-et ekzistuese të kaskadës.

 

 

Projekti i "SKAVICËS"

Geplaatst door Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë op Donderdag 4 juni 2020

Më shumë

Biznesi Kosovë-Shqipëri, kërkohet eliminimi i barrierave në eksport

Obligimi i bizneseve që kanë numër të madh të artikujve që për çdo lloj të produktit, edhe pse kanë përbërjen e njejtë por dallojnë në peshë t’i kërkohet raporti i analizave me vulë të njomë, si pjesë e eleminimit të barrierave tregtare si dhe procedurat burokratike ishin disa nga pikat kyqe të cilat u […]

Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.   Metodika […]

Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi

Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin […]

Publikohen të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plotë fiskale siç ka ndodhur vitet e kaluar, për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia. Megjithatë, ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nga 1 janari 2021 nuk kanë munguar, duke filluar nga rritja e pagës minimale e maksimale, bërja zero […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara