Albanian Profile
e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

28 nëntor – 7 dhjetor 1912              Kuvendi i Vlorës

 

4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914       Qeveria e parë e Shqipërisë

 

17 dhjetor 1912 – 11 gusht 1913    Kufijtë e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër

 

29 korrik 1913                                  Konferenca e Londrës vendos krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK)

 

12 tetor 1913                                    Esat Toptani krijoi në Durrës Pleqësinë e Shqipërisë së mesme

 

28 nëndor 1913                                Fuqitë e Mëdha vendosën që Princi i Shqipërisë të ishte Vilhelm fon Vidi.

 

22 janar 1914                                    Dorëheqja e qeverisë së Vlorës.

 

7 mars 1914                                      Princ Vilhelm fon Vidi mbërrin në Durrës.

 

14 mars – 20 maj 1914                     Qeveria e parë e Turhan Pashë Përmetit

 

2 mars 1914                                      Kongresi panepirot në Gjirokastër shpalli qeverinë e përkohshme të Vorio – Epirit

 

10 prill 1914                                      Princ Vidi miratoi Statutin organik të Shqipërisë (të pregatitur nga KNK).

Shqipëria shpallet Principatë Kushtetuese Sovrane.

 

28 maj – 3 shtator 1914                    Qeveria e dytë mbretërore e Turhan Përmetit.

 

1914 – 1915                                       Kryengritja kundër Princ Vidit

 

7 shtator 1914                                  Princ Vidi largohet nga Shqipëria.

 

5 tetor 1914 – 27 janar 1916           Qeveria e Esat Pashë Toptanit

 

26 prill 1915                                      Traktati i fshehtë i Londrës

 

1915 – 1918                                       Lufta e parë botërore: Shqipëria e pushtuar nga Italia, Austro-Hungaria dhe nga Franca.

 

25 – 27 dhjetor 1918                        Kongresi i Durrësit: krijimi i qeverisë së përkohshme e drejtuar nga Turhan Përmeti dhe krijimi i Pleqësisë.

 

18 janar 1919 – 10 prill 1920          Konferenca  e  Paqes në  Paris. Morrën  pjesë delegacioni i qeverisë së Durrësit dhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare.

 

21 – 31 janar 1920                            Kongresi i Lushnjes vendosi krijimin e qeverisë me kryeministër Sulejman Delvinën, të Këshillit të lartë të shtetit

dhe të Këshillit Kombëtar. Kongresi miratoi Bazat e Kanunores dhe shpalli Tiranën kryeqytet të vendit.

 

27 mars dhe 23 shtator 1920         Mbledhjet e Këshillit Kombëtar

 

14 nëntor 1920                                 Dorëheqja e qeverisë së Sulejman Delvinës

 

15 nëntor 1920 – 1 korrik 1921      Qeveria e parë e Iljaz Vrionit.

 

17 dhjetor 1920                                Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

 

5 prill 1921                                        Përfunduan zgjedhjet e para parlamentare.

 

21 prill 1921                                      Këshilli Kombëtar (Parlamenti) filloi punimet në Tiranë.

 

11 korrik – 16 tetor 1921                 Qeveria  e  koalicionit  me  kryeministër  Iljaz

Vrionin.

 

16 tetor – 6 dhjetor 1921                 Qeveria e Pandeli Evangjelit.

 

6 dhjetor 1921                                  Qeveria një ditore e Qazim Koculit

 

7 – 12 dhjetor 1921                           Qeveria e Hasan Prishtinës.

 

12 – 24 dhjetor 1921                        Qeveria kalimtare Idhomeno Kosturit

 

24 qershor 1921- 2 dhjetor 1922       Qeveria e Xhafer Ypit

 

2 dhjetor 1922                                  Zgjedhjet e Këshillit të Lartë dhe krijimi i qeverisë me kryeministër Ahmet Zogun

 

14 dhjetor 1922                                Parlamenti  miratoi  “Zgjerimin  e  Statutit  të

Lushnjës”.

 

27 dhjetor 1923                                Zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues

 

21 janar – 2 qershor 1924                 U mbajt në Tiranë Kuvendi Kushtetues.

 

3 mars – 27 maj 1924                       Qeveria e Shefqet Verlacit.

 

30 maj – 10 qershor 1924                Qeveria e Iljaz Vrionit.

 

16 qershor – 24 dhjetor 1924          Qeveria demokratike e Fan Nolit.

 

24 dhjetor 1924                                Rikthimi i Ahmet Zogut.

 

6 – 31 janar 1925                              Qeveria me Ahmet Zogun kryeministër.

 

17 janar 1925                                    Rihapet Kuvendi Kushtetues.

 

21 janar 1925                                    Shpallja e Republikës shqiptare nga Kuvendi

Kushtetues.

 

31 janar 1925                                    Ahmet Zogu zgjidhet Kryetar i Republikës.

 

1 shkurt – 23 shtator 1925               Qeveria e parë republikane me Petro Pogën

 

2 mars 1925                                      Kuvendi Kushtetues miratoi Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare dhe shpërndarja e tij.

 

17 maj 1925                                      Zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve.

 

28 shtator 1925- 10 shkurt 1927   Qeveria republikane e Ahmet Zogut

 

12 shkurt – 20 tetor 1927                Qeveria republikane e Ahmet Zogut

 

24 tetor 1927 – 10 maj 1928           Qeveria republikane e Ahmet Zogut

 

11 maj – 1 shtator 1928                    Qeveria republikane e Ahmet Zogut

 

17 gusht 1928                                   Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.

 

25 gusht 1928                                   Hapja e Asamblesë Kushtetuese.

 

1 shtator 1928                                  Asambleja Kushtetuese miratoi njëzëri kthimin  e Shqipërisë në shtet monarkik dhe dhënien  e  kurorës

mbretërore  presidentit Ahmet Zogu. Zogu bëri betimin si mbret i shqiptarëve.

 

5 shtator 1928 – 5 mars 1930         Formohet qeveria e parë e Mbretërisë Shqiptare me kryeministër Koço Kota.

 

1 dhjetor 1928                                  Asambleja miratoi Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare.

 

10 dhjetor 1928                                Mblidhet parlamenti (Asambleja Kushtetuese u kthye në parlament)

 

11 prill 1929                                      Krijohet Këshilli i Shtetit (ligjpërgatitës) me kryetar Mehdi Frashërin.

 

6 mars 1930 – 11 prill 1931             Qeveria e Pandeli Evangjelit.

 

20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932         Qeveria e dytë e Pandeli Evangjelit.

 

11 nëntor 1932                                 Zgjedhjet parlamentare.

 

21 nëntor 1932                                 Mblidhet parlamenti i ri.

 

11 janar 1933 – 16 tetor 1935         Qeveria e tretë e Pandeli Evangjelit

 

21 tetor 1935 – 7 nëntor 1936        Qeveria e Mehdi Frashërit.

 

9 nëntor 1936 – 7 prill 1939            Qeveria e fundit e Kostaq Kotës.

 

31 janar 1937                                    Zgjedhjet parlamentare

 

10 shkurt 1937                                 Mblidhet parlamenti i ri.

 

7 prill 1939                                        Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste.

 

8 prill 1939                                        Formohet Komiteti Administrativ i Përkohshëm me kryetar Xhafer Ypi.

 

12 prill 1939                                      Formohet Asambleja Kushtetuese

 

12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941         Qeveria e Shefqet Verlacit.

 

16 prill 1939                                      Dërgata shqiptare i dorëzon në Romë kurorën mbretërore Vittorio Emanuele III.

 

3 qershor 1939                                 Dekretohet Statuti i ri i Mbretërisë Shqiptare.

 

9 prill 1940 – 4 gusht 1943              Krijohet Këshilli i Epërm Fashist Korporativ si organ i ri legjislativ.

 

3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943         Formohet qeveria e Mustafa Krujës.

 

16 shtator 1942                                Mbahet Konferenca e Pezës.

 

18 janar – 11 shkurt 1943                Formohet qeveria e Ekrem Libohovës

 

12 shkurt – 28 prill 1943                  Formohet qeveria e Maliq Bushatit.

 

11 maj – 10 shtator 1943                 Formohet qeveria e Ekrem Libohovës.

 

10 korrik 1943                                  Formohet Shtabi i Përgjithshëm i    Ushtrisë Nacional Clirimtare.

 

4 – 9 shtator 1943                             Konferenca e dytë Këshillit Antifashista Nacional-Clirimtar në Labinot.

 

21 tetor 1943                                    Formohet Këshilli i Regjencës.

 

5 nëndor 1943 – 16 qershor 1944   Formohet qeveria e Rexhep Mitrovicës.

 

24 – 28 maj 1944                               Kongresi i Përmetit

 

28 maj 1944 –  11 janar 1946          Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar

 

28 maj 1944 – 23 tetor 1944           Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar

 

18 korrik – 28 gusht 1944                Qeveria e Fiqri Dines.

 

6 shtator – 25 tetor 1944                 Qeveria e Ibrahim Bicakçiut.

 

23 tetor 1944                                    Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar kthehet në Qeveri Demokratike e Përkohshme me

kryeministër Enver Hoxhën.

 

28 nëndor 1944                                Qeveria e Enver Hoxhës hyn në Tiranë.

 

29 nëndor 1944                                Çlirimi i Shqipërisë.

 

2 dhjetor 1945                                  Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.

 

10 janar 1946                                    Filloi punimet Asambleja Kushtetuese.

 

11 janar 1946                                    Shqipëria shpallet Republikë popullore.

 

12 janar 1946                                    Zgjidhet Presidiumi i Asamblesë Kushtetuese.

 

14 janar 1946                                    Miratohet Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Asambleja kthehet në Kuvendi Popullor.

 

22 mars 1946 – 1 tetor 1948           Miratohet qeveria e parë e RPSH me kryeministër Enver Hoxhën.

 

28 maj 1950                                      Zgjedhjet për në Kuvendin Popullor

 

5 korrik 1950                                    Kuvendi miraton ndryshimin e Kushtetutës, ku vendoset roli udhëheqës i PPSH.

 

30 maj 1954                                      Zgjedhjet për në Kuvendin Popullor.

 

19 korrik 1954                                  Mblidhet Kuvendi Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor  me  Kryetar Haxhi Lleshin. Envet Hoxha

largohet nga detyra  e  kryeministrit  dhe  Mehmet  Shehu zgjidhet kryeministër i qeverisë së re.

 

10 maj 1955                                      Shqipëria  firmos  në  Varshavë  “Traktatin  e Miqësisë Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke”

duke u bërë kështu anëtare e Traktatit të Varshavës.

 

14 dhjetor 1955                                Shqipëria pranohet si anëtare e OKB.

 

1 qershor 1958                                 Zgjedhjet për në Kuvendin Popullor.

 

21 qershor 1958                               Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor  me  kryetar

Haxhi  Lleshin dhe qeveria me  kryeministër Mehmet Shehun.

 

25 maj – 4 qershor 1959                  Vizita e N.S. Hrushovit

 

10 nëndor – 1 dhjetor 1960             Mbledhja e 81 partive komuniste në Moskë. E. Hoxha  mban  një  fjalim  duke  kundërshtuar Moskën.

 

3 qershor 1962                                 Zgjedhjet për në Kuvendin Popullor.

 

14 korrik 1962                                  Mblidhet Kuvendi Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor  me

Kryetar Haxhi Lleshin. Mehmet Shehu zgjidhet kryeministër i qeverisë së re.

 

31 dhjetor 1963 – 9 janar 1964       Vizitë e kryeministrit kinez Cu En Lai.

 

10 korrik 1966                                  Zgjedhjet per Kuvendin Popullor.

 

9 shtator 1966                                  Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor

me  kryetar Haxhi  Lleshin dhe qeveria me  kryeministër Mehmet Shehun.

 

 

6 shkurt 1967                                    Fjala e E.Hoxhës “mbi luftën kundër fesë e paragjykimeve fetare”

 

13 shtator 1968                                Kuvendi Popullor denoncoi Traktatin e Varshavës.

 

20 shtator 1970                                Zgjedhjet për Kuvendin Popullor.

 

20 nëndor 1970                                Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor

me  kryetar Haxhi  Lleshin dhe qeveria me  kryeministër Mehmet Shehun.

 

20 – 25 nëndor 1972                        Mbahet  në  Tiranë  Kongresi  i  drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

 

10 tetor 1972                                    Krijohet Akademia e Shkencave.

 

6 tetor 1974                                      Zgjedhjet për Kuvendin Popullor

 

28 tetor 1974                                    Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor  me

kryetar Haxhi  Lleshin dhe qeveria me  kryeministër Mehmet Shehun.

 

1973 – 1975                                       Dënimet e “grupeve armiqësore”në kulturë, në ushtri, në ekonomi.

 

28 dhjetor 1976                                Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Ndalohet  marrja  e  kredive  nga jashtë dhe ushtrimi i fesë.

 

1977-1978                                         Prishja e marrëdhënieve shqiptaro – kineze.

 

12 nëndor 1978                                Zgjedhjet për Kuvendin Popullor.

 

26 dhjetor 1978                                Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor  me

kryetar Haxhi  Lleshin dhe qeveria me  kryeministër Mehmet Shehun.

 

17 dhjetor 1981                                Vetvrasja e kryeministrit Mehmet Shehu.

 

15 janar 1982                                    Kryeministër bëhet Adil Çarçani.

 

14 nëntor 1982                                 Zgjedhjet për Kuvendin Popullor.

 

22 nëntor 1982                                 Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor  me  kryetar

Ramiz Alia dhe qeveria me kryeministër

Adil Çarçani.

 

11 prill 1985                                      Vdes Enver Hoxha. Ramiz Alia në krye të PPSH.

 

1 shkurt 1987                                    Zgjedhjet për Kuvendin Popullor.

 

19 shkurt 1987                                 Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Zgjidhet Presidiumi  i  Kuvendit  Popullor  me  kryetar \

Ramiz Alia dhe qeveria me kryeministër Adil Çarçani.

 

2 shkurt 1989                                    Ndryshime në qeverinë Çarcani.

 

7 maj 1990                                         Mblidhet  Kuvendi  Popullor  për  përsosjen  e mekanizmit ekonomik dhe për ndryshime në Kodin penal.

 

2 korrik 1990                                    Kriza e ambasadave: reth 6 mijë vetë futen në ambasadat perëndimore.

 

8 korrik 1990                                    Ndryshime në qeverinë Çarcani.

 

12 nëntor 1990                                 Kuvendi Popullor miraton ligjin e ri për zgjedhjet  kuvendore.

Ngrihet  një  Komision për ndryshime në Kushtetutë.

 

8 dhjetor 1990                                  Protesta e studentëve të Universitetit.

 

11 dhjetor 1990                                Pleniumi liroi nga detyra 8 anëtarë të Byrosë politike dhe u shpreh për ndryshime në

qeveri dhe në përkrahje të demokratizimit të vendit dhe të pluralizmit.

 

12 dhjetor 1990                                Formohet partia e parë opozitare, partia demokratike.

 

22 dhjetor 1990                                Ndryshime në Qeverinë Çarçani.

 

20 shkurt 1991                                 Rrëzimi i monumetit të E. Hoxhës në Tiranë.

 

22 shkurt 1991                                 Dekretohet qeveria e re me kryeministër Fatos  Nano.

Dekretohet  gjithashtu  krijimi  i Këshillit presidencial.

 

31 mars 1991                                    Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet fitohen nga PPSH.

 

15 prill 1991                                      U  mbajt  Kuvendi  i  parë  pluralist.  Kryetar  i Kryesisë së Kuvendit u zgjodh Kastriot Islami.

 

29 prill 1991                                      Kuvendi Popullor miratoi “Dispozitat Kryesore Kushtetuese”.

 

30 prill 1991                                      Kuvendi zgjodhi Ramiz Alian si President të Republikës.

 

11 maj 1991                                      Kuvendi dha votbesimin për qeverinë e re me kryeministër Fatos Nanon.

 

3 qershor 1991                                 Marrëveshja midis forcave politike në Kuvend  dhe  dorëheqja  e  qeverisë  së  Fatos Nanos.

 

12 qershor 1991                               Kuvendi  dha  votbesimin  për  qeverinë  e  re të koalicionit (qeveria e stabilitetit) me kryeministër Ylli Bufin.

 

6 dhjetor 1991                                  Kryeministri Ylli Bufi jep dorëheqjen.

 

18 dhjetor 1991                                Krijohet qeveria teknike me kryeministër Vilson Ahmetin.

 

22 mars 1992                                    Zgjedhjet për Kuvendin Popullor fitohen nga Partia Demokratike.

 

3 prill 1992                                        Presidenti i Republikës Ramiz Alia jep dorëheqjen.

 

6 prill1992                                         Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Kryetar i Kryesisë së Kuvendit zgjidhet

Pjetër  Arbnori. Kuvendi miratoi disa ndryshime në dispozitat kryesore Kushtetuese për shtimin

e kompetencave të Kreut të Shtetit.

 

9 prill 1992                                        Kuvendi Popullot zgjedh Sali Berishën si President të Republikës.

 

13 prill 1992                                      Kuvendi i jep votbesimin qeverisë së re me kryeministër Aleksandër Meksin.

 

25 prill 1995                                      Papa Gjon Pavli i II viziton Shqipërinë.

 

30 korrik 1993                    Arrestohet kryetari i Partisë Socialiste Fatos

Nano

 

1993 – 1994                         Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro – greke.

 

6 nëndor 1994                  Referendumi popullor rrëzon variantin e projekt-Kushtetutës së paraqitur nga S. Berisha.

 

26 maj 1996                       Zgjedhjet  për  Kuvendin  Popullor.  Zgjedhjet fitohen nga Partia Demokratike. Partia Socialiste  bojkoton

zgjedhjet  dhe  nuk  njeh rezultatin e zgjedhjeve. Organizmat ndërkombëtare kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve.

 

1 korrik 1996                      Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Pjetër Arbnori rizgjedhet Kryetar i Kuvendit.

 

11 korrik 1996               Kuvendi jep votbesimin qeverisë së re më ryeministër Aleksandër Meksin.

 

Janar – mars 1997                        Kriza e piramidave financiare. Trazirat gjatë muajve shkurt – mars në Vlorë dhe në

rrethe të tjera. Shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme.

 

9 mars 1997                       Marrëveshje midis forcave politike për krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

 

14 mars 1997                     Kuvendi i dha votbesim qeverisë së Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon.

 

29 qershor 1997                          Zgjedhjet për Kuvendin Popullor fitohen nga Partia socialiste dhe koalicioni i saj.

Referendumi për formën e rregjimit i tha “jo” monarkisë.

 

23 korrik 1997                   Mblidhet Kuvendi i ri Popullor. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Skënder Gjinushi.

 

24 korrik 1997                   Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës.

 

28 korrik 1997                   Kuvendi i jep votbesimin qeverisë së re me kryeministër Fatos Nanon.

 

12 shtator 1998                Vritet Azem Hajdari.

 

13 – 14 shtator 1998           Partia Demokratike dhe forcat e tjera të djathta duke i kërkuar dorëheqjen e kryeministrit F. Nano

organizuan trazira dhe veprime të dhunshme ndaj  selisë së Qeverisë, të Televizionit shtetëror.

Kryeministri Fatos Nano detyrohet të jap dorëheqjen.

 

7 tetor 1998                       Kuvendi i jep votbesimin qeverisë së re të drejtuar nga Pandeli Majko.

 

28 nëntor 1998                     Presidenti Rexhep Meidani dekreton Kushtetutën e re, pasi ajo ishte miratuar me referendumin e datës 22 nëntor 1998.

 

4 nëntor 1999                       Kuvendi i jep votbesimin qeverisë së re me kryeministër Ilir Meta.

 

24 qershor 2001                   Zgjedhjet  për  Kuvendin  e  Shqipërisë.  Fitohen  nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj.

 

3 shtator 2001                      Mblidhet Kuvendi i ri. Namik Dokle zgjidhet kryetar i Kuvendit.

 

10 shtator 2001                    Kuvendi i jep votbesimin qeverisë së re me kryeministër Ilir Meta.

 

29 janar 2002                        Kryeministri Ilir Meta jep dorëheqjen.

 

22 shkurt 2002                     Kuvendi i jep votbesim qeverisë së drejtuar nga

Pandeli Majko.

 

30 prill 2002                          Kryetari i Kuvendit Namik Dokle jep dorëheqjen.

Servet Pëllumbi zgjidhet Kryetar i Kuvendit.

 

24 qershor 2002                   Alfred Moisiu zgjidhet President i Republikës.

 

28 qershor 2002                   Me ftesë të Kuvendit kthehet në atdhe familja

Mbretërore Shqiptare.

 

29 korrik 2002                      Kuvendi i jep votbesimin qeverisë me kryeministër.

Fatos Nano.

 

31 janar 2003                        Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi viziton  Tiranën  duke  deklaruar  hapjen

zyrtare  të bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit midis BE dhe Shqipërisë.

 

29 dhjetor 2003                    Ndryshime në përbërjen e Qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano.

 

3 korrik 2005                        Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet fitohen nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

 

2 shtator 2005                      Mblidhet Kuvendi i ri. Jozefina Topalli zgjidhet

Kryetare e Kuvendit.

 

9 shtator 2005                      Kuvendi i jep votbesimin qeverisë së re me kryeministër Sali Berishën.

 

18 shkurt 2006                     Nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit.

 

20 korrik 2007                      Bamir Topi zgjidhet President i Republikës.

 

4 prill 2009                            Shqipëria bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s.

 

28 qershor 2009                   Mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet fitohen nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

 

7 shtator 2009                      Mblidhet Kuvendi i ri. Jozefina Topalli rizgjidhet Kryetare e Kuvendit.

 

10 shtator 2009                    Kuvendi i jep votbesim qeverisë së re me kryeministër Sali Berisha

 

24 korrik 2012                      Bujar Nishani zgjidhet President i Republikës.

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara