Ambasada e SHBA ka uruar përvjetorin e 12-të të Shqipërisë në NATO duke kujtuar fjalët e ish-Presidentit George ë.Bush gjatë vizitës historike në Tiranë në 2007.
Atëhere Bush thoshte se Shqipëria është një mike e besuar dhe aleate e fortë, dhe mund të mbështetet tek SHBA.
STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE:
“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” – ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.
Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!
***
Ishte data 1 Prill e vitit 2009 kur Shqipëria së bashku me Kroacinë, u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit të rëndësishëm për zgjerimin e Aleancës, të marrë ne Bukuresht më 3 prill te vitit 2008 nga të 26 Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Aleancës gjatë një seance të posaçme të Samitit të NATO-s në Bukuresht, nëpërmjet të cilit Shqipëria dhe Kroacia u ftuan të fillonin bisedimet për anëtarësimin.
Periudha e përgatitjes për anëtarësim shërbeu për intensifikimin e përpjekjeve nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për të thelluar në të gjitha drejtimet reformën e mbrojtjes, duke përshpejtuar realizimin e prioriteteve sipas standardeve të NATO-s.
Shqipëria mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Pas anëtarësimit në NATO, përpjekjet e Shqipërisë u fokusuan në transformimin e forcave të armatosura në një forcë me përmasa më të vogla, tërësisht profesioniste, e aftë për t’u dislokuar dhe e ndërveprueshme me NATO-n. Shqipëria zgjeroi kontributin e saj në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan, si në ISAF dhe Misionin Resolute Support, pas vitit 2014.
Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në disa prej komandave rajonale të ISAF-it, duke përmbushur më së miri detyrat e ngarkuara nga komanda e ISAF-it. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë.
Edhe në shekullin e XXI, objektivi kryesor i Aleancës mbetet përballimi i sfidave të sigurisë. Ashtu si edhe më parë siguria e vendeve anëtare të NATO-s bazohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit që është edhe parimi themelor i “mbrojtjes kolektive” të Aleancës.
Ky nen, i cili përcakton se sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj të gjitha vendeve, duke parashikuar mbrojtën kolektive, mori një rëndësi të veçantë si pasojë e rreziqeve të sigurisë.
Shqipëria si edhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s kanë tashmë si detyrim rritjen e shpenzimeve ushtarake në nivelin 2% të GDP-së, si dhe vunë theksin mbi rëndësinë e forcimit të lidhjes Transatlantike.
Nga Shqipëria dhe Kosova, dy pilotet ushtarake që bashkojnë SHBA dhe Shqipërinë në “Defender 2021”
Zhvillohet Dita e Hapur e Stërvitjes “Defender Europe 21” në sheshin “Nënë Tereza”
“Defender Europe 21” këtë të diel zbarkon në zemër të Tiranës
Pajisjet ushtarake të “Defender Europe 2021” ekspozohen për qytetarët e Vlorës
Stërvitje e përbashkët shqiptaro-amerikane
Mbërrijnë në Tiranë 267 ushtarakë amerikanë, kapitenia Demores nxit gratë shqiptare të bëhen pjesë e ushtrisë
Me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu mirënjohjen që u zgjodh Shqipëria si një ndër 12 […]
Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë. Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe […]
Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s. I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram […]