e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Shqipëria renditet e 33-ta ndër 45 shtete europiane në barometrin e lirisë 2019, të publikuar nga Fondacioni Freidrich Naumann Stiftung, duke lënë pas në renditje të gjitha vendet e tjera të rajonit, duke filluar prej Malit të zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Bosnje Hercegovinës. Kosova nuk merret në analizë në këtë raport. Indeksi i përgjithshëm përllogaritet mbi bazën e 3 shtyllave; liria politike, ajo ekonomike, si dhe sundimi i ligjit.

Shqipëria është e para në rajon në atë të lirisë ekonomike, si dhe e 16-ta në Europë, madje më mirë edhe se vende si Danimarka, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Spanja apo Portugalia, Franca e Italia.

Në atë të lirisë politike renditemi të 33-tët në Europë, vetëm pas Serbisë në rajon, ndërsa në atë të sundimit të ligjit, të 35-tët, po ashtu direkt pas Serbisë në rajon.  Në të tria këto shtylla, vlerësohen indikatorë të veçantë. Në atë të lirisë politike për Shqipërinë çalon mungesa e aktorëve jo kushtetues, në lirinë ekonomike çalojnë të drejtat e pronës dhe në sundimin e ligjit, korrupsioni. tv scan

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara