Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi sot një takim me zv.ministren e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit, Ghada Shalaby.
Klosi tha se biseda u fokusua mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e turizmit, shkëmbimin e eksperiencave të ndërsjella në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit, vijës bregdetare si dhe promovimin e turizmit detar.
“Theksuam nevojën për komunikim midis operatorëve turistik, promovimin e vlerave kulturore dhe natyrore të dy vendeve, duke organizuar bashkërisht udhëtime familjarizuese”, tha ai.
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, unik në llojin të tij në gjithë rajonin e Ballkanit
Shqipëria dhe Egjipti, bashkëpunim në fushën e turizmit
Alpet shqiptare, pse quhen ndryshe dhe Bjeshkët e Namuna
Përmeti dhe i gjithë qarku Gjirokastër, pol i rëndësishëm dhe destinacion i pashmangshëm turistik (foto)
Vlorë, nis puna për shndërrimin e zonës së portit në stacion turistik
Rregullat e reja të lundrimit që do zbatojnë operatorët turistik për udhëtim me anije, rafting dhe motorët e ujit
Muzeu Etnografik, ai i Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve dhe “Shtëpia Kadare” në muajin tetor u vizituan nga 1300 turistë vendas e të huaj, me gjithë vështirësitë e krijuara nga pandemia. Muzeumet janë ndër qendrat kryesore për zhvillimin e turizmit, ndërsa miradministrimi i tyre është në vëmendje të punës së bashkisë Gjirokastër. […]
Ka nisur vendosja e tabelave dygjuhëshe në destinacionet turistike dhe tabelat rrugore përkatëse në zonën e Gjirokastrës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur se vendosja e tabelave në dy gjuhët sjell një standard të ri në nivel kombëtar për prezantimin e destinacioneve kulturore dhe turistike. “Në kuadër të projektit “HAMLET”, […]
Ndryshe nga viti i kaluar, ku jo vetëm bregdeti por edhe kryeqyteti gëlonte nga turistet e huaj, mungesa e tyre për shkak të pandemisë e ka vënë në vështirësi të mëdha sektorin. Mesa duket as turizmi patriotik nuk do të arrijë të kompensojë humbjet e mëdha të industrisë, që mban një peshë të konsiderueshme […]
Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë. Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti. “E quajmë realisht fatmirësi […]