e martë 16 gusht 2022
e martë 16 gusht 2022

 

Shqipëria dhe Mali i Zi hapën të martën një pikëkalim të ri kufitar, vendin e quajtur Grabom. Ky është pikëkalimi i katërt kufitar mes dy vendeve fqinje. Pikëkalimi kufitar i Grabomit mundëson një komunikim më të shpejtë se deri tani mes Plavës, Gucisë, Vermoshit, komunës së Tuzit dhe asaj të Podgoricës. Ndërtimi i pikëkalimit kufitar të Grabomit është financuar nga Bashkimi Europian.

 

Pikëkalimi i ri kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ndodhet në Malësi të Madhe, rreth 60 kilometra nga qyteti i Shkodrës.

 

Ky është pikëkalimi i katërt në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit te Zi, pas Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Vermoshit. Ndërtimi i tij është financuar me fondet e Bashkimit Europian.

 

Duke folur në ceremoninë e hapjes, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, tha se kazermat dhe bunkerët, që kemi pasur dikur, kanë dëshmuar sikur të ishim në dy planete të ndara, pa komunikim dhe pa miqësi. Pas 30 vitesh, kjo dëshmon se sa të forta janë ato regjime që nuk lejojnë komunikimin e banorëve dhe mallrave.

 

“Falë përpjekjeve tona të përbashkëta në drejtim të Bashkimit Europian tani kemi këto pika kufitare moderne, që dëshmojnë për miqësinë dhe besimin mes dy shteteve tona dhe, ç’ka është më e rëndësishme, u mundëson qytetarëve të komunikojnë lirshëm, pa pritur dhe pa humbur kohë, në këto pikëkalime. Kjo ngjarje e sotmja, tha kryeministri i Malit të Zi, dëshmon për marrëdhëniet mes dy popujve tanë”, tha kryeministri malazez.

 

Puna për hapjen e pikëkalimit të përbashkët kufitar të Grabomit ka nisur që në vitin 2015, me ndërtimin e rrugës, financuar me një fond prej rreth 1 milion eurosh nga Bashkimi Europian.

 

Vonesa thuajse 5 vjeçare për hapjen e këtij pikekalimit kufitar u shkaktua nga vonesat e palës malazeze për ndërtimni e aksit rrugor që lidh Podgoricën me pikëkalimin kufitar.

 

Në takimin e përbashkët të dy qeverive, të mbajtur tre vite më parë në qytetin e Shkodrës, mes të tjerash, u ra dakort të punohet për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë të mallrave dhe shtetasve si dhe për hapjen e një pikë tjetër të kalimit kufitar, ne Liqenin e Shkodrës. Por, megjithëse kanë kaluar tre vite nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, ende nuk ka filluar puna përgatitore për hapjen e këtij pikëkalimi kufitar, i cili do të ishte i pesti në kufirin mes dy vendeve fqinje.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara