e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Tregu shqiptar i energjisë po përparon duke shënuar risi. Me interes të veçantë janë zhvillimet domethënëse në energjitë alternative të rinovueshme.  Kështu për energjitë nga fotovoltaiket është rritur kapaciteti nga 120 MW në 490 MW, energjitë e erës kanë planifikuar rritje nga 70 MW në 150 MW dhe madje edhe energjia e biomasës parashikohet të sillet nga 8 MW në 41 MW deri në fund të vitit.

 

Shqipëria ishte vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që paraqiti një ankand për prodhuesit e energjisë së rinovueshme me mbështetjen e BERZH.  Kështu, impiantet e mëdha të energjisë së rinovueshme, parashikohet të kenë një kohëzgjatje prej 15 vjetësh.  Një transformim i rëndësishëm vjen gjithashtu me krijimin e ALPEX, ndërsa  shumë HEC -e të vegjël do ta kenë të vlefshme të hyjnë në treg duke përdorur gazin natyror si rezervë.  Referuar strategjisë së re, deri në vitin 2030, është planifikuar të vazhdohet me përfundimin e reformave të liberalizimit të tregut në kuadrin e integrimit rajonal dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Skenari i Promovimit të Gazit Natyror, parashikon që kërkesën për gaz natyror, për të gjithë sektorët, të jetë  mbi 1520 Mm3, duke bërë që depërtimi i gazit natyror kundrejt furnizimit të përgjithshëm të burimeve primare të energjisë pritet të arrijë në 20% deri në vitin 2030.

 

Në tregun e gazit në Europën Juglindore ka tre zhvillime me rëndësi: Serbia do të furnizohet tanimë me gaz rus nga Bullgaria përmes, Balkan Stream, një degëzim i gazsjellësit Turkish Stream.

 

Furnizimet nga Azerbajxhani drejt Bullgarisë përmes gazsjellësit, Trans Adriatik, i njohur si gazsjellësi TAP.  Duke shënuar fundin e monopolit të koncernit Gazprom në tregun bullgar. Vënia në punë e terminalit të ri të lëvizshëm për gazin e lëngshëm, LNG në ishullin kroat, Krk me gazin amerikan, i cili u modifikua dhe u fut në rrjetin e tubacioneve të vendit, që po ashtu është i lidhur me rrjetin europian. Korridori jugor i gazit tanimë është funksional me dy gazsjellës: TANAP dhe TAP. Përmes kësaj lidhjeje, gazi vjen në Shqipëri, ku tashmë po mendohet për një treg të domosdoshëm të gazit natyruro. Albgaz ka aplikuar pranë ERE për t’u certifikuar si operator i kombinuar i gazit natyror çka i jep të drejtë që të ushtrojë disa funksione specifike në sector. Kjo kompani ka marrë statusin e vëzhguesit pranë Rrjetit Europian të Operatorëve të Transmetimit të Gazit Natyror.

 

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë e SHBA-së përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Exxon Mobil&Excelerate Energy për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika në Shqipëri.

 

 

Më shumë

Fillon faza e dytë e fiskalizimit, por vetëm 60% e bizneseve janë gati

Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të përfshihen 34 mijë subjekte, sipas burimeve zyrtare nga tatimet (më herët tatimet kishin dhënë një shifër prej 51 mijë subjektesh që duhet të përfshiheshin në fazën e dytë).   Por, […]

Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.   Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.   […]

“Suezi” ndikon dhe në Shqipëri: Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina

“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.”   Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije për TCH se midis anijeve […]

Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm në Shqipëri mund të fillojë në vitin 2023

Në foto: Termocentrali i Vlorës     Presidenti i kompanisë amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, thotë se ky burim energjie do të plotësonte nevojat për energji në vend dhe do ta kthente atë në një pikë për eksportin e tij në vende të tjera të Ballkanit. Steven Kobos, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara