Saturday 23 September 2023
Saturday 23 September 2023

Kemi dëgjuar 2 terminologji, si në përdorimin e përditshëm, ashtu dhe në këngë e poezi, që “nacionalistët”, me apo pa qëllim i përdorin, e që janë shumë të gabuara. Këto terminologji përcjellen edhe me harta përkatëse, gjithashtu të gabuara.

-SHQIPËRIA E MADHE

Harta e “Shqiperise se Madhe”

 

Është terminologji fashiste, e përdorur në kohën e okupimit italian 1939–1943. Territori i “Shqipërisë së Madhe”, përfshin Shqipërinë e Sotme, pjesërisht territorin e sotëm të Kosovës (pa komunat e Mitrovicës, Gjilanit e Kaçanikut) dhe disa komuna shqiptare në IRMJ-në e sotme.
Nëse përdoret kjo terminologji, atëherë ne heqim dorë nga pothuajse gjysma e territoreve të Shqipërisë.

 

 

-SHQIPËRIA ETNIKE

Harta e “Shqiperise Etnike”

Është terminologji e përdorur zakonisht pas vitit 1992 dhe përfshin të gjitha territoret e banuara me shqiptarë.
Nëse përdoret kjo terminologji, atëherë ne heqim dorë nga të gjitha territoret shqiptare, popullata e të cilave është dëbuar me dhunë apo asimiluar, si dhe territori është kolonizuar me grekë e sllavë.

Përderisa “Shqipëria e Madhe” është haptaz terminologji qëllimkeqe, “Shqipëria Etnike” ka gjasa që përdoret dhe pa qëllim, duke menduar në të mirë, por siç e paraqita më lartë, është gjithashtu terminologji e gabuar.

Territori i shteteve, caktohet me marëveshje juridike-politike siç është dhe rasti i Shqipërisë.

Harta reale e Shqiperise (sipas marreveshjes se gushtit 1912 mes kryengritesve shqiptare dhe Portes se Larte)

Cila është terminologjia e saktë që duhet të përdoret?
Në shekujt 13–15 kur për të parën herë është përdorur termi Shqipëri, territori shqiptar ka qenë shumë i vogël dhe kohë pas kohe tkurrej vetëm në Durrës dhe rrethinën e Durrësit. Pas ngritjes së Perandorisë serbe në shekullin 14, para ardhjes së osmanëve, i tërë territori që banohej nga shqiptarët u përfshi nën Perandorinë Serbe. Përandorët serb, nuk e njohën kombësinë shqiptare zyrtarisht dhe pagëzoheshin vetëm si “Perandor i Serbëve dhe Helenëve”. Gjatë ditëve të fundit të kësaj perandorie, dhe ndarjes së saj në dy pjesë, njëri nga perandorët serb, që sundonte territorin e Shqipërisë Jugore dhe Greqisë, u pagëzua si “perandor i serbëve, helenëve dhe shqiptarëve”.
Sidoqoftë, kur erdhën osmanët, për herë të parë, me ftesë të princit famëmadh Karl Topia, morën informacionet e para se një popull që nuk fliste as sllavisht e as greqisht, jetonte në këtë pjesë të Ballkanit. Pas instalimit të plotë të okupimit osman dhe regjistrimit të parë të popullësisë të vitit 1485, kombësia shqiptare njihet me ligj, ndërsa që nga shekulli 16, territori prej Prijepoles e deri në Prevezë quhej “Arnavutlluk” ose “Shqipëria”.
Në kohën e Sulltan Abdulhamidit, shekulli 19, kur u formua edhe Vilajeti i Kosovës, zyrtarisht të gjitha territoret osmane në Ballkan, quheshin Shqipëri. 4 vilajetet: Kosova, Janina, Manastiri dhe Shkodra, përbëheshin nga 66% shqiptarë dhe 34% minoritete turke, serbe e bullgare. Ndërsa vlen të ceket se edhe Vilajeti i Selanikut kishte shumicë relative shqiptare, që dmth shqiptarët me rreth 30% ishte grupi më i madh etnik në atë vilajet. Lidhja e Pejës, në programin e saj kishte paraparë edhe vilajetin e Selanikut që zyrtarisht të njihet si Shqipëri, por kjo kërkesë nuk u miratua.
Pas rënies së autoritetit të Sulltanit dhe ngritjes së qeverisë demokratike të dalur nga zgjedhjet e vitit 1908, qeveria xhonturke, duke e parë se Perandoria mori fund, në gusht 1912, bëri marëveshje me liderët e kryengritësve shqiptar për kufinjt e Shqipërisë dhe shpalljen e saj të pavarur, ku dhe u njoft territori i 4 vilajeteve, si dhe u bë plani për mbrojtjen e këtij territori. Në tetor 1912 filloi lufta ballkanike, ndërsa në nëntor 1912 shpallet pavarësia e Shqipërisë. Shqipëri don të thotë territori i 4 vilajeteve para paqes së Shën Stefanit (1878), sipas platformës së Lidhjes së Prizrenit.
Juridikisht, ai territor është territori legjitim i Shqipërisë dhe shqipëtarëve, pavarësisht fatit të zi e okupimit të 2/3 të territorit. Nuk ka asnjë akt juridik që Perandoria Osmane njohu këtë okupim, e edhe njohja e shteteve të reja ballkanike është bërë vetëm si njohje diplomatike, por jo dhe njohje e territorit, për të cilin ranë rreth 50.000 dëshmorë nga ushtria osmane, së paku gjysma e tyre më kombësi shqiptare. Kushti i kësaj njohjeje ka qenë ekzistenca e shtetit Shqiptar.

Këshilla për në fund, është që të mos përdoret asnjë terminologji artificiale, por Shqipëria të quhet Shqipëri ashtu siç i ka thënë Zoti.

  Lulëzim Blaka

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara