Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Shqipëria renditet ende si një vend ku papunësia është në nivele të larta në raport me vendet e tjera Europës, por edhe ata që punojnë, në shumicën e tyre, marrin paga minimale. Në vitin 2018, Shqipëria ishte e para ndër vendet europiane që kishte më shumë se 23% të totalit të të punësuarve që marrin pagë të ulët, sipas përllogaritjes së Eurostat.

 

Instituti Europian i Statistikës konsideron me pagë të ulët, ata që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në muaj. Në vendet e BE-së më 2018 u përllogarit se 15.3% e të punësuarve kishin pagat të ulëta, ndërsa në Shqipëri, kjo kategori është 8 pikë përqindje më e lartë.

 

Në kategoritë e pagave të ulëta përfshihen kryesisht gratë dhe peronat me arsim të ulët. Kjo është njëlloj e vlefshme si për Shqipërinë, ashtu edhe Europën.

 

Numri më i madh i punonjësve me pagë të ulët ndodhet në Shqipëri dhe në vendet baltike, në të kundërt, pjesa më e vogël e punonjësve me pagë të ulët është në Suedi dhe në vendet nordike.

 

Përqindja e punonjësve me pagë të ulët ndryshon ndjeshëm midis vendeve anëtare në 2018. Numri më i madh u vu re në Shqipëri me 23.02%, Letoni (23.5%), ndjekur nga Lituania (22.3%), Estonia (22.0%), Polonia (21.9%) dhe Bullgaria (21.4%).

 

Në të kundërt, më pak se 10% e të punësuarve kishin pagë të ulët në Suedi (3.6%), Portugali (4.0%), Finlandë (5.0%), Itali (8.5%), Francë (8.6%) dhe Danimarkë (8.7%) . Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshës, personat me paga të ulëta përbënin më shumë se një të katërtën (26.3%) të punonjësve të moshës më pak se 30 vjeç.

 

Sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit të një personi, aq më të larta janë gjasat për të përfituar një pagë e ulët. Më shumë se një e katërta (27.1%) e të punësuarve në BE me nivel të ulët arsimimi ishin me pagë të ulët. Përqindja e punonjësve me pagë të ulët nis e zvogëlohet me rritjen e nivelit arsimor, teksa shihet se pagat e ulëta përfitoheshin vetëm nga 4.6% e të punësuarve me arsim të lartë.

 

Pjesa më e madhe e personave me pagë të ulët punojnë në sektorin e ushqimit dhe akomodimit.

Në vitin 2018, përqindja e personave me pagë të ulët të regjistruar në BE ishte më e larta 39.0% në aktivitetet, “Akomodimi dhe veprimtaritë e shërbimit ushqimor”, e ndjekur nga 33.3% nga “Aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetës”.

 

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT, personat me pagë deri në 300 mijë lekë përbënin 38.7% të të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë, nga 37.1% në tremujorin e dytë. /Monitor

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara