Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë, pas Letonisë dhe Lituanisë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, që i referohen vitit 2017.

Në 2017-n, sipas INSTAT, në vend kishte gjithsej 68 viktima nga vrasjet, nga të cilët 56 ishin meshkuj dhe 12 ishin femra. Në raport me popullsinë e atij viti, të publikuar nga INSTAT, llogariten 2.36 vrasje për 100 mijë banorë.

Eurostat raporton se në vitin 2017, midis Shteteve Anëtare të BE-së, Letonia regjistroi nivelin më të lartë të vdekjeve në lidhje me sulmet me 3.75 vdekje për 100 000 banorë. Një shtet tjetër anëtar i Balltikut, Lituania e kishte këtë tregues 2.82 vdekje të lidhura me sulme për 100 000 banorë, duke u renditur e dyta.

Pas Shqipërisë, vijnë Malta dhe Rumania përkatësisht me 1.6 dhe 1.5 vdekje për 100 000 banorë.

Nga vendet e rajonit, në Serbi ka 1.3 sulme me pasojë vdekjen, në raport me popullsinë. Në Tuqi, ky tregues është 1.7.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 0.7 viktima nga vrasjet për 100 mijë banorë.

Në skajin e kundërt të shkallës, Luksemburgu regjistroi shkallën më të ulët të vdekjeve për shkak të sulmeve (0.2), pasuar nga Gjermania dhe Irlanda (të dyja 0.4), Franca (të dhëna të 2016), Italia dhe Sllovakia (tre të fundit regjistruan secila një normë prej 0.5).

Sipas Eurostat, në vitin 2016, gjithsej 3,124 njerëz vdiqën si rezultat i një sulmi në Bashkimin Evropian (BE). Kjo shifër ishte 312 më pak se një vit më parë dhe 901 më pak se në vitin 2011. Shumica e viktimave ishin burra (65%).

Shkalla e vdekjes nga sulmet qëndroi në 0.7 për 100 000 banorë në 2016 dhe ka qenë në një rënie të qëndrueshme që nga viti 2011 (kur ishte në 0.9 vdekje për 100 000 banorë).

Në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga vrasjet në 5 vitet e fundit është shënuar në 2016-n, me 99 humbje jete, duke zbritur në 68 përkatësisht në 2017 dhe 2018-n.

Në vitin 2019 kishte gjithsej 75 viktima nga vrasjet, nga të cilat 13 (ose 17%) ishin femra. Në raport me popullsinë, viktimat nga vrasjet për 100 mijë banorë u rritën në 2.62, nga 2.36 në 2017-n.

Në 2019-n ka rënë ndjeshëm numri i të dëmtuarve për veprën penale të vrasjes në tentativë, në 93, nga 150 vitin e mëparshëm. Monitor

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara