Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Shqipëria ka triumfuar me meritë kundër Bjellorusisë teksa është imponuar me rezultatin 3-2 në “Air Albania” duke siguruar vendin e parë në grup në ndeshjen e fundit me 11 pikë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja sigurojnë ngjitjen një vazo më lart në Ligën e Kombeve, por kanë shanse të ngjiten edhe në vazot për kualifikueset e Botërorit 2022.

 

Me këtë arritje, edicionin e ardhshëm, skuadra kuqezi do luajë në Ligën B.

 

Golat u shënuan dy nga Cikalleshi në minutën 20 dhe 27 dhe Manaj para përfundimi të pjesë së parë. Bjellorusia ngushtoi rezultatin në minutën e 80 duke mbajtur nën tension minutat e fundit të takimit.

 

Në shtatë përballje direkte mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, kuqezinjtë kanë marrë tri fitore kurse bjellorusët kanë fituar dy herë dhe dy herë të tjera ndeshja ka përfunduar në barazim.

 

 

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara