e hënë 2 gusht 2021
e hënë 2 gusht 2021

 

Data 20 nëntor 2020 shënon përfundimin e proçedurave për hapjen dhe njohjen zyrtare të Ambasadës së parë shqiptare në Australi.

 

Flamuri shqiptar u ngrit në këtë datë për herë të parë në brigjet e liqenit Burley Griffin në kryeqytetin australian Canberra në sheshin ku çdo Mision Diplomatik ka flamurin dhe pllakën me emrin e vendit që përfaqëson.

 

 

Kjo ishte një ceremoni me konotacion historik për komunitetin shqiptar që prej dekadash kishte pritur hapjen e Ambasadës dhe ngritjen e Flamurit shqiptar nën tingujt e Himnit Kombëtar.

 

 

Njëkohësisht hapja e Ambasadës është një hap konkret në drejtim të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Australisë.

 

 

Ky ka qenë një vit i çuditshëm për të ngarkuarin me punë, Dr Edmund Trako. Ai shkoi në Canberra me bashkëshorten e tij Iris në Mars për të hapur ambasadën në Australi, duke mbërritur aty 48 orë para se kufijtë ndërkombëtarë të mbylleshin.

 

 

“Mendova se ndoshta të ishte e pamundur të hapej ambasada në këto kushte, krejt i vetëm, në hotel, me praninë e  COVID-19,” tha ai.

 

Dr Trako ka një karrierë 25-vjeçare në diplomaci. Ai ka qenë më parë Ambasador i Shqipërisë në Argjentinë dhe Portugali dhe ka përvoja të mëparshme në ngritjen e ambasadave.

 

Ndërkohë,  Canberra ka një komunitet të vogël të diasporës shqiptare, ndërkohë që shqiptarët janë në numër më të madh në qytete të tjera të vendit si Melburn, Adelaide, Sheparton dhe në disa zona të Kuinsland. Dr Trako do të udhëtojë drejt Melburnit në një ceremoni tjetër më 28 Nëntor, që shënon Ditën e Flamurit.

 

I ngarkuari me punë u shpreh se dëshiron të shohë që Australia dhe Shqipëria të forcojnë raportet.

 

“Tashmë është radha e Australisë të hapë ambasadë në Shqipëri, sepse ende Australia e mbulon Shqipërinë nga Italia.”

 

 

Më shumë

Në korrik 1942 nën pushtimin italian, trupa Carro di Tespi Lirico mbërrin në Tiranë dhe jep disa shfaqje, mes tyre operan “La Traviata”

Më 1929 qeveria fashiste e Romës krijoi katër trupa teatrale shëtitëse që morën emërtimin “Carri di Tespi” (“Qerret e Tespit”). Një prej këtyre për operan dhe këngën lirike, e emërtuar “Carro di Tespi Lirico” dhe tre për pjesët teatrale. Synimi i këtyre trupave ishte që të përçonte deri tek fashat më të izoluara të […]

88% e shqiptarëve nuk blejnë dot shtëpi

Pamje nga “Unaza e Re” – ‘Astiri’     Çmimet e apartamenteve në disa zona të Tiranës arrijnë deri në 1900 euro/m2. Kjo rritje e shpejtë e tyre e rendit Tiranën ndër kryeqytetet më të shtrenjta të rajonit. Por në raport me të ardhurat, pjesa më e madhe e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë mundësi […]

53% grave në Shqipëri janë dhunuar!

Të dhënat për dhunën ndaj grave në Shqipëri janë shqetësuese dhe kërkojnë medoemos strategji dhe mekanizma konkretë për mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës. Kështu u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania drejtuesja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, znj. Elsa Ballauri, teksa komentoi të dhënat e INSTAT sipas së cilave një […]

Isaac Herzog, shqiptarët kanë një mik të madh në “Shtëpinë e Bardhë” të Izraelit

Presidenti i 11-të i Izraelit ka shprehur dëshirën që të bëhet i pari që do të vizitojë Shqipërinë.   Kur më 7 korrik 2021, Isaac Herzog u betua si Presidenti i 11-të në historinë e Shtetit të Izraelit, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Izrael, Bardhyl Canaj dhe Ines Demiri. Gjatë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara