e premte 30 korrik 2021
e premte 30 korrik 2021

 

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën përdorimit të vaksinave anticovid-19, që nuk janë të certifikuara nga agjencia amerikane dhe europiane e barnave.

 

Përmes, një Akti Normativ, që mban datën 12 mars, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime, në aktin e mëparshëm që rregullon procedurat për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19, si dhe përodrimin e tyre në popullatë.

 

Sipas ndryshimeve, tashmë vaksinat anticovid-19 aprovohen për përdorim në popullatë bazuar në aprovimet e Agjencisë së Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian ose të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anticovid-19.

 

Përfshirja e trupave të tjerë certifikues në legjislacionin tonë, i hap rrugë futjes edhe të vaksinave të tjera, sikurse mund të jenë vaksina ruse apo ajo kineze.

 

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 32565 doza të kësaj vaksine, si dhe 38 400 doza të vaksinës Astra Zeneca, si pjesë e mekanizimit COVAX.

 

Ky është një ndryshim i fortë në qëndrimin e qeverisë shqiptare, që deri më tani ka qenë e vendosur të mos lejojë përdorimin e këtyre vaksinave, teksa më herët kryeministri reagoi ashpër ndaj një postimi të ambasadës së Rusisë në Tiranë, ku thuhej se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik V” në Shqipëri. Kryeministri e quajti këtë postim të papërshtatshëm dhe provokim, ndërsa shtoi se nuk i shkon një shteti serioz si Rusia të përfshihet në prodhimin e memeve. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ky është një provokim qesharak nga shteti rus, ndërsa shtoi se mirëpret një ndjesë nga ambasada ruse. Zbutja e toneve, ndaj vaksinave të  pa certifikuara EMA dhe FDA ishte vënë re edhe në deklaratat e ditëve të fundit, në kushtet kur edhe dërgesat e kompanisë Pfizer, po ecin me rritme të ngadalta.

 

 

Reagimi i Ambasadës së Rusisë:

 

Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti.

Ambasada vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së (https://twitter.com/endrifuga/status/1342754317560918018) dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit (https://top-channel.tv/…/vaksina-e-covid-rama-vendim…/).

Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.

Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.

 

 

Më shumë

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar.   Ky virus vdekjeprurës, që përcillet me hemorragji, kishte infektuar të paktën 16 persona, duk i vrarë 12 prej tyre.   Zyrtarët e OBSH-së dhe ata të Guineas, thanë se mësimet që kanë […]

Hera e parë për këtë vit që nuk raportohet për të infektuar me COVID-19 në kryeqytet

E ndërsa Tirana, qendra më e madhe përhapjes së koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, për herë të parë për këtë vit, nuk shënon asnjë rast të ri të infektuar me COVID-19. Sipas ekspertëve epidemiologë pritej që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, të kishte një valë të madhe infektimesh me koronavirus për shkak të grumbullimeve […]

OBSH: Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

Puna mbi 55 orë në javë mund të jetë “rrezik serioz për shëndetin”, zbulon një studim i ri. Qindra mijëra njerëz vdesin çdo vit për shkak të orëve të gjata të punës dhe pandemia mund të jetë duke i përkeqësuar gjërat.   Orët e gjata të punës kanë çuar në qindra mijëra vdekje çdo […]

Mungesë e vaksinës kineze, qytetarët ngelen pa marrë dozën e dytë

Përgjatë dy ditëve të fundit qytetarët thonë se iu është shtyrë data e vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës “Sinovac”.   Sot në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” ka pasur radhë që në orët e para të mëngjesit.   Qytetarët shprehen se u është thënë në qendrat e vaksinimit se nuk ka […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara