e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

 

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bënë hapa para në ngushtimin e hendekut ekonomik me standardet e Gjermanisë në vitin 2019, por Shqipëria pati rezultate më të dobëta se vendet e tjera thotë një analizë Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare për procesin e konvergjencës.

 

Në vitin 2019 të ardhurat për frymë në Shqipëri iu afruan Gjermanisë me 0.2 pikë përqindje në raport me vitin 2018.

 

Të dhënat tregojnë se rezultatet më të mira në Rajon i kishte Mali i Zi, kur hendeku i të ardhurave për frymë me Gjermaninë u ngushtua me 2 pikë përqindje, më pas u rendit Serbia, ku hendeku i të ardhurave për frymë me Gjermaninë u ngushtua me rreth 1.5 pikë përqindje.

 

Rezultate më pozitive se Shqipëria në këtë krahasim kishin edhe Bosnja, Maqedonia dhe madje edhe Kosova.

 

Në 2019, procesi i konvergjencës vazhdoi pothuajse në të gjitha ekonomitë e Europës Juglindore përveç Turqisë, Rusisë dhe Bjellorusisë. Republika Çeke arriti në 76.9% të PBB së Gjermane me standardet e fuqisë blerëse. Sllovenia arriti 72.8% të PBB-së Gjermane.

 

Shpejtësia e konvergjencës në raport me Gjermaninë ishte më e lartë në vendet e BE më 2020.  Nëntë nga njëmbëdhjetë ekonomitë kanë fituar më shumë se 1 pikë përqindje. Rumania pati rezultatin më të lartë duke fituar barazi 3.8 pikë përqindje në raport me standardin gjerman.

 

Jashtë BE  vetëm Serbia, Mali i Zi dhe Kazakistani arritën më shumë se 1 pikë përqindje të konvergjencës në krahasim me Gjermaninë. Shqipëria kishte rezultatet me të dobëta në këtë krahasim.

 

Konvergjenca vijoi si në të ardhurat për frymë edhe në rritjen e pagave për punonjës. Më 2019 vetëm Turqia regjistroi një rënie, me 1.6 pikë përqindje krahasuar me 2018.

 

Rritjet më të mëdha të pagave në raport me Gjermaninë në vitin 2019 janë regjistruar në Rumani (3.9 pp), Hungari (3.4 pp) dhe Serbi (3.0 pp). Konvergjenca e pagave ishte më e fortë se ajo e PBB për frymë në 17 vende të CESEE në 2019, me diferencën më të madhe pozitive në Rusi, Ukrainë dhe Serbi.

 

Për nga krahasimi me fuqinë blerëse në krahasim me Gjermaninë rezultate ishin më të forta në Estoni (32 pp), Rusi dhe Mal të Zi (të dyja 31 pp).

 

Vendet jashtë BE-së kanë paga  tejet të ulëta në krahasim me Gjermaninë. Brenda këtij grupi, vetëm Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina regjistruan paga mbi 50% të fuqisë blerëse të  nivelit gjerman në 2019. Rezultatet e Shqipërisë ishin të dobëta edhe në fushën e pagave.

 

Instituti i Ekonomik i Vjenës vlerësoi se faktorët demografikë janë të rëndësishëm për formimin e proceseve të konvergjencës. Në disa rajone të tilla si Ballkani popullsia është në rënie, dhe arsye kryesorë është emigrimi në BE. monitor

 

Më shumë

BSH ka shitur gati 1 ton ar gjatë pandemisë, 930 kg më pak në arka

Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka frenuar tërësisht blerjen e arit monetar, si mjet rezerve. Shifrat më të fundit nga institucioni tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e shufrave të arit në arkat e saj prekte 136 milionë euro. Në vlerë kjo shifër është lehtë më […]

Vënia në punë e TAP: Konkurrencë për gazin rus në Ballkan

Tre zhvillime në ndërrimin e viteve do të kenë efekt afatgjatë në biznesin e koncernit Gazprom në Europën Juglindore, me pasoja edhe në tregun e BE-së. Kush fiton dhe kush humbet?   Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë […]

Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.   Metodika […]

Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi

Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara