e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

 

Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019, rënia është e vazhdueshme prej vitit 2016.

 

Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në qarkun e Fierit me 16,15 % dhe në qarkun e Korçës me 10,87 % të totalit. Dele në 2020 u regjistruan 1.550.00 krerë, duke shënuar rënie me 11,40 %, krahasuar me vitin 2019. Përqendrimi më i madh i numrit deleve është në Vlorës me 23,92 % dhe në qarkun e Korçës me 15,79 % ndaj numrit gjithsej të krerëve.

 

Numri i dhive në vitin 2020 është 774.332 krerë, duke pësuar rënie vjetore me 10,26 %, në krahasim me vitin 2019. Në vitin 2020, numri i derrave është 158.401 krerë, duke shënuar rënie vjetore me 13,84 %, krahasuar me vitin 2019. Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në Lezhë me 35,61 % dhe pastaj në Fier.

 

Prodhimi i qumështit në vitin 2020 është 1,05 milionë tonë, duke shënuar një rënie me 5,39 %, në krahasim me vitin 2019. Prodhimi i mishit është 150 mijë tonë, duke shënuar rënie me 4,02 %, në krahasim me vitin 2019. Prodhimi i vezëve për vitin 2020 është 861 milionë kokrra, duke shënuar rënie me 0,40 %, në krahasim me vitin 2019.

 

Prodhimi i mjaltit ka shënuar një rritje me 11,7 %, krahasuar me vitin 2019. Qarqet ku është shënuar prodhimi më i lartë janë Shkodra me 21,4 % dhe Vlora me 14,7 % të prodhimit të përgjithshëm. Qarku me prodhimin më të ulët është Durrësi me 3,0 % ndaj prodhimit të përgjithshëm të mjaltit.

 

 

Më shumë

180 mijë dollarë në muaj nga Bitcoin/ Ferma më e madhe në Shqipëri konsumon energji sa 5 furra buke

Prodhimi i parasë dixhitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri.   Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur. Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin […]

Projekt buxheti 2022: Rritja ekonomike 4.1%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se dy objektivat kryesore të Projekt buxhetit të vitit 2022 janë konsolidimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe i qëndrueshmërisë fiskale të vendit. Në prezantimin e projektbuxhetit në Konferencën e kryetarëve zonja Ibrahimaj deklaroi se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë në nivelin […]

93% e aplikimeve për kredi bankare nga individë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.   Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.   Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara