e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore u hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët. Por, ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën t’i shpëtojnë Holokaustit, miliona të tjerë në Europën e pushtuar humbën jetën dhe pronat e tyre.

 

Ndaj në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për ti strehuar dhe mbrojtur, Tirana ka një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

 

Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit në Parkun e Liqenit, do të shërbejë si një hapësirë mendimi, kujtimi dhe reflektimi.

 

Memoriali përbëhet nga pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën angleze, hebraishte dhe shqip. “Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh.

 

Asnjë hebre i vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri për shkak të guximit atyre qindra familjeve shqiptare që i morrën dhe i strehuan në shtëpitë e tyre dhe kodit të “Besës” së shqiptarit!

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara