e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2019 është 7.910, duke shënuar një rritje me 8,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2019 rezulton 5.421, duke shënuar një rënie prej 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte 21.937 persona, duke shënuar një rritje me 0,6 %. krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2019 shënon 2.489 lindje më shumë se sa vdekje, duke pasur një rritje me 33,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ky tregues, për vitin 2019 është 6.624, duke shënuar rënie me 7,1 %, krahasuar me një vit më parë, (Fig.1).

 

 

Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet, dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv.

Ky koeficient për Shqipërinë është 2,5, dhe është më i lartë se disa vende të rajonit si Mali i Zi (1,2), Maqedonia e Veriut (0,8), Serbia (-5,4).

Kosova, ndër vendet e rajonit e ka koeficientin më të lartë me 10,3 për një mijë banorë,

 

Në tremujorin e katërt 2019, nëntë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tre qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Në tremujorin e katërt 2019, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.147 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 74 numrin e lindjeve.

 

 

Lindjet

 

Në tremujorin e katërt 2019, njëmbëdhjetë qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ndërsa vetëm një qark ka pësuar rënie. Në tremujorin e katërt 2019, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.525 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 160 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, e zë qarku i Kukësit me 45,6 %, vetëm qarku i Elbasanit ka pësuar rënie me 2,6 %.

Gjatë vitit 2019, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie.

 

Treguesit demografik

Numri më i madh i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje, për vitin 2019.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, e zë qarku i Kukësit me 15,9 %, ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë qarku i Lezhës me 7,6 %.

 

Vdekjet

 

Në tremujorin e katërt 2019, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë pasur rritje.

Në tremujorin e katërt 2019, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit me 124 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës me 1.378 vdekje.

Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të katërt 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, e zë qarku i Fierit me 12,1 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje, e zë qarku i Kukësit me 21,6 %.

 

Gjatë vitit 2019, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë shënuar rritje.

Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi, në qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019.

Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018 e zë qarku i Elbasanit me 5,6 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë qarku i Kukësit me 7,4 %. INSTAT

 

 

 

Më shumë

Censi i Popullsisë dhe Banesave shtyhet prej COVID-19, INSTAT: Ja plani për 2020

Insituti i Statistikave pritej që këtë vit të kishte një nga “sipërmarrjet” më të rëndësishme siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave por situata me koronavirusin e ka lënë pezull këtë aktivitet. Në raportin vjetor të insitucionit INSTAT vlerëson se së pari ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit e vitit të shkuar dhe tashmë […]

Konsultim Publik për draft ligjin Cens 2020

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë Censin e ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2020. Censi synon t’u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme […]

Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020

Raporti i Indeksit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë u hartua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Evopian për Barazinë Gjinore (EIGE) me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, brenda kuadrit të Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, financuar nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara