e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Një togë nga Kompania e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) u nis për në misionin e NATO në Letoni, ku do vijojë të shërbejë si pjesë e grup-batalionit të udhëhequr nga Forcat e Armatosura kanadeze.

 

Në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit të radhës mori pjesë edhe ministri i ri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

 

Në fjalën e tij ministri Peleshi u shprehu kënaqësinë që takimin e parë me efektivët e FA e bëri me trupat që do të shërbejnë në një mision ndërkombëtar.

 

Më tej, zoti Peleshi theksoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe vlerësoi përgatitjen dhe profesionalizmin e trupave shqiptarë për të shërbyer në misione të tilla. “Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Jam i bindur se me përgatitjen, përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj ju do të përmbushni me dinjitet dhe korrektesë të gjitha detyrat duke kontribuar në këtë mënyrë në suksesin e Aleancës.”- u shpreh ai.

 

Ministri Peleshi nuk harroi të falënderojë mbështetësit kryesorë të kompanisë EOD dhe familjarët e efektivëve që u nisën në mision. “Një falënderim i veçantë shkon për aleatin tonë strategjik, SHBA, për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapacitetit të rëndësishëm të Pajisjeve dhe Municioneve Shpërthyese. Dëshiroj të falënderoj fëmijët, bashkëshortet, prindërit dhe familjarët tuaj për mbështetjen e përhershme dhe të pakursyer që ju kanë dhënë”- iu drejtua ai trupave të rreshtuar, të cilët i siguroi për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Në përfundim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj i dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të kontingjentit major Eduart Kaloshi.

 

Kontingjenti i 8-të EOD përbëhet nga 21 ushtarakë të mirëtrajnuar për asgjësimin e municioneve të rrezikshme dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj në Camp Adazi.

 

Grup-batalioni i NATO-s në Letoni përbëhet nga mbi njëmijë trupa nga Shqipëria, Kanadaja, Republika Çeke, Islanda, Italia, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

 

Batalioni ka mision parandalimin dhe, nëse është e nevojshme, mbrojtjen e Letonisë nga çdo agresion i mundshëm.

 

***

Në 6 maj të 2019 një efektive e Forcave të Armatosura ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i disa municioneve, gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në misionin e NATO-s në Letoni.

 

Nga shpërthimi ka humbur jetën nëntetare Zarife Hasanaj, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur kanë mbetur komandanti i kontingjentit, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

 

Dëshmorja e Atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj do të prehet përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, aty ku u përcoll me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore.

 

Disa ditë më pas humbi jetën dhe komandanti i kontingjentit, major Klodian Tanushi.

 

 

Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore dhe iu dha lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

 

 

 

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

Vonesat e rindërtimit, banorët e Ishmit presin edhe dimrin e tretë nën çadra

Një vit më parë A2 CNN vizitoi disa familje në zonën e Ishmit, të cilat po kalonin dimrin e dytë nën çadra, pasi banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.   Ai reportazh u mbyll me shpresën dhe pyetjen se a do të ishte dimri i fundit i atyre banorëve […]

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.   “Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara