Zëvendës ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Andrej Shugurov ka folur për masat që ka marrë Rusia për koronavirusit dhe shprehet se mbyllja për herë të dytë është e rëndë për ekonominë, por kjo valë e dytë është më e ndërlikuar se e para.
“Për fat të keq jemi të detyruar ti kthehemi këtyre masave dhe sot. Një lockdown i plotë është një masë e vështirë që ndikon në mënyrë negative në ekonomike. Ju në Shqipëri e ndjetë ashtu si ne në Rusi. Ne dëshirojmë të shmangim një lockdown të radhës për ekonominë tonë, por vala e dytë është më e ndërlikuar se e para. Veçanërisht masa të rrepta antiepidemike po vendosen në qytete të mëdha me dendësi të lartë të popullsisë. Na pëlqen apo jo, mbajtja e maskave dhe dorashkave është detyrim në ambienteve të mbyllura. Nuk është e rehatshme por duhet ta zbatojmë”, tha Shugurov.
Në një intervistë për Fax News, Shugurov tha se nuk është normale që të ecësh në markete pa mbajtur distancën dhe pa maskë mbrojtëse por theksoi që shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e virusit, ndonëse shifrat janë të larta.
“Sic e kam përmendur tashmë, jam disi i befasuar që në supermarketet e Tiranës, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për rrezikun që mbart koronavirusi. Nuk është normale të ecësh nëpër markete kështu. E kuptoj që maskat kushtojnë, por shëndeti juaj dhe i njerëzve është më i rëndësishëm. Të gjithë punonjësve tanë, të mos flas për bashkëshorten time u është dhënë një udhëzim shumë i rreptë të regjimit të maskave në ambiente jashtë banesës së tyre dhe kësaj zyre”, u shpreh Shugurov.
Sa i përket vaksinave me të cilat po punon Rusia, Shugurov tha se janë dy vaksina që kanë hyrë në fazën e tretë dhe një numër i madh institucionesh po punon në këtë drejtim për ti dhënë fund pandemisë së koronavirusit.
“Aktualisht në botë janë duke u zhvilluar rreth 40 vaksina të ndryshme. Në Rusi, 17 institucione shkencore po punojnë për prodhimin e tyre, 28 variante të ndryshme vaksinash janë në zhvillim e sipër. 2 vaksina, Sputnik 5 dhe vaksina Epic Vac Corona kanë hyrë në fazën e tretë, e cila është e fundit e testimit. Ka pasur shumë komente për nxjerrjen e parakohshme të vaksinës ruse, por duhet të kenë parasysh se në vende të ndryshme ekzistojnë protokolle të ndryshme për pranimin e vaksinës për përdorim.
Interesi për vaksinën e parë ruse është mjaft i fortë. Kemi pasur kërkesa për rreth 1 miliard e 200 milionë doza. Mes vendeve që kanë nisur testimin e vaksinës ruse janë Republika e Filipineve, Arabia Saudite, India dhe Brazili. Ekzistojnë procedura specifike për blerjen e vaksinës. Nëse një shtet shfaq interes për vaksinë, para së gjithash duhet të bindet se është efektive dhe e sigurtë. Etapa e parë është testimi dhe kjo pasohet nga marrja e patentës për përdorimin e vaksinës. Faza e tretë nuk konsiston vetëm në furnizimin me këtë produkt mjekësor nga Rusia por në krijimin e mundësisë për prodhimin e kësaj vaksine në vendin në fjalë dhe dhënia e këtij të fundit të së drejtës për ta transportuar në vende të tjera. Shqipëria nuk ka paraqitur kërkesë, kam vënë re se ka patur reagime”, tha Shugurov.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]