e enjte 28 janar 2021
e enjte 28 janar 2021

 

As pandemia dhe kufizimet e udhëtimeve nuk kanë mundur të ndalojnë largimin e shqiptarëve nga vendi. Shanset për punësim dhe rrjedhimisht një jetë më të mirë janë shtysat kryesore pas këtij fenomeni. Ndërkohë, statistikat tregojnë se gjithnjë e më shumë të rinj po aplikojnë për azil.

30 vjet nga eksodi, Shqipëria vazhdon të zbrazet. Autobusë të mbushur me djem të rinj. Me valixhe e batanije, pa zbardhur dita, lënë terminalin e autobusëve ndërkombëtar dhe nisen drejt Gjermanisë, Italisë, Greqisë.

Nga bisedat më ta kupton se askush nuk udhëton për arsye turistike. Tek-tuk syri të kap ndonjë vajzë apo familje. Pjesa më e madhe janë djem të rinj e burra, të cilët kërkojnë një mundësi punësimi në vendet e BE apo edhe ato të rajonit.

Altin Gashi, përfaqësues i një agjencie udhëtimi tregon për euronewsalbania se kërkesat për largim kanë ardhur në rritje, pavarësisht pandemisë dhe masave që kanë marrë disa shtete për lëvizjen.

“200-350 vetë nisen tani. Momentalisht kanë dalë 4-5 autobus. Destinacioni Gjermania, Kosova, Italia, normal dalin për të punuar atje. Deri në 1500 lëvizin në ditë, 1000 veta i merr veç Greqia, pastaj lëviz Gjermania Italia, Bullgaria”, thotë Gashi.

Sipas Instat, popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2020 ka pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me periudhën 1 Janar  2019.

Vitin e kaluar, numri i emigrantëve shqiptarë arriti në 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Eurostat, 30 mijë e 500 shqiptarë kanë aplikuar për azil nga fillimi i vitit 2019 deri në gusht të 2020. 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë janë persona deri në 34 vjeç.

Departamenti i Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2100, projekton se popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë.

 

 

Më shumë

Gjykata Kushtetuese rinis punën pas bllokimit disa vjeçar

Gjykata Kushtetuese del sot në seancën e parë publike pas bllokimit disa vjeçar.   Shtatë gjyqtarët e Kushtetueses do të shqyrtojnë një padi të lidhur me Procedurën e Kodit Penal dhe rishikimet e vendimeve për gjykimet në mungesë.   Kushtetuesja është vënë në lëvizje për këtë çështje nga disa gjyqtarë të gjykatës së […]

Vdekja e ushtarakut në Afganistan, MM: Hetim të plotë për ngjarjen

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.   Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të […]

Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët rrëfejnë tmerrin: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam

Lezha u trondit mbrëmjen e sotme nga dy shpërthime të fuqishme që alarmuan banorët, por ende nuk është zbuluar vendi se ku ndodhën. Në panik, banorët rrëfejnë për ABC ankthin dhe frikën e përjetuar.   “Ama ça goditje ishte. Ne po hanim bukë, ishte një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia u drodh, dolëm në sekond […]

Me shkarpa në krah për të ngrohur nxënësit, mësuesi nga Pogradeci prek rrjetin

Një foto sa një mijë fjalë! Ky është imazhi i shpërndarë nëpër rrjet i një mësuesi nga Mokra, i cili së bashku me çantën e punës ka marrë edhe një krah shkarpa për të ndezur zjarrin në shkollë dhe për ngrohur nxënësit e shkollës në këto temperatura acari. Fotoja ëshë shpërndarë në Facebook nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara