e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Rezultati i Shqipërisë prej 60,4 pikësh është pak më poshtë mesatares së BE-së me 67,4 pikë. Ky rezultat e vendos Shqipërinë në vendin e 17-të, në krahasim me vendet e BE-së, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fushën e pushtetit, rezultati i vendit prej 60,9 pikësh është më i lartë se mesatarja e BE-së prej 51,9. Megjithatë, pabarazia të gjinore është ende e pranishme në shkallë të konsiderueshme, veçanërisht sa i përket pabarazive në të ardhura, ndarjes gjinore në arsimin e lartë dhe ndarjes së punëve të shtëpisë

Dëshiroj të përgëzoj Shqipërinë për Indeksin e saj të parë për Barazinë Gjinore, i cili do t’i mundësojë vendit të monitorojë ecurinë e barazisë gjinore. Vlen sidomos të theksohet rezultati i lartë i Shqipërisë në fushën e pushtetit. Me një analizë të hollësishme të situatës së barazisë gjinore në fushën e parasë, punës, pushtetit, kohës, shëndetit dhe dijeve, politikëbërësit tashmë mund të gjejnë zgjidhjet e duhura për sfidat që na mbeten për arritjen e barazisë gjinore,” u shpreh Virginija Langbakk, Drejtoreshë e Institutit Evropian për Barazi Gjinore.

Mario Mariani, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e  BE-së në Shqipëri, theksoi se “Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht e angazhuar në promovimin e barazisë gjinore dhe në fuqizimin e grave dhe vajzave. Shqipëria ka shënuar progres pozitiv në procesin e miratimit të kuadrit normativ për barazinë gjinore në vend. Ne duhet të punojmë së bashkë me qeverinë qendrore dhe lokale; me shoqërinë civile dhe me partnerë të tjerë për të fuqizuar politikat të mbështetura në evidencat e  barazisë gjinore dhe në garantimin e  zbatimit të tyre në praktikë”

Rezultati i lartë i Shqipërisë në fushën e pushtetit e rendit atë në vendin e 6-të në krahasim me vendet e BE-së, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rezultati i lartë i vendit vjen nga përfaqësimi i grave në organet politike dhe ato ekonomike. Megjithatë, sa i përket përfaqësimit të grave në organe kërkimore, mediatike dhe sportive, Shqipëria ka ende punë për të bërë.

Rezultati më i lartë i Shqipërisë i përket fushës së shëndetit dhe është 81,8. Ky rezultat është pak më poshtë se ai i BE-së, i cili është 88,1. Fusha e punës shënon 67,6 pikë, që është rezultat i ngjashëm me mesataren e BE-së. Vazhdon ndarja gjinore në tregun e punës, ku për shembull, gratë dominojnë në shërbimet sociale.

Shqipëria është vendi i tretë nga vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për në BE që zhvillon Indeksin e Barazisë Gjinore. Serbia dhe Maqedonia e Veriut i kanë publikuar tashmë indekset e tyre përkatëse. Me më shumë indekse rajonale tashmë, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia do të mund të krahasojnë performancën e tyre në rajon dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE) ka mbështetur hartimin e indeksit për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, INSTAT, Bankën Botërore, Expertise France dhe me Zyrën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.Indeksi i Barazisë gjinore në Shqipëri u hartua në kuadrin e Instrumentit të BE-së për Para-Aderimin (IPA) dhe u financua nga Bashkimi Evropian.

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Studimi: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri, e përhapur pasivisht

Në Tiranë u publikua sot një studim i thelluar mbi gjuhën e urrejtjes, fryt i i bashkëpunimit midis Komisionerit kundër Diskriminimit, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.   Sipas studimit, afro 60 për qind e të anketuarve mendojnë se gjuha e urrejtjes mbizotëron masivisht në vend.   Madje, në grupe më të ndjeshme […]

Mashtruan mbi 1 mijë shtetas të huaj, Prokuroria kërkesë Tatimeve për bilancin e Call Center-ave

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bilancin e bizneseve Call Center ndaj të cilave ka nisur hetimet për akuzën e mashtrimit.   Përmes një letër-porosie, organi i akuzës u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë llogaritë dhe transaksionet në 2 vjet dhe kompanive telefonike informacioni lidhur me thirrjet e […]

Korsitë e biçikletave kanë shtuar trafikun në vend të pedalimit në Tiranë

Prej 2015 rrugëve të Tiranës u janë shtuar koristë e biçikletave, duke ngushtuar rrugët për të nxitur pedalimin dhe dekurajuar automjetet. Qëllimi nuk u arrit. Kryeqyteti jeton me trafikun në çdo orë të ditës që shkakton vështirësi për ambulancat dhe transportin publik.   Bllokimi i korsive të dedikuara nga makinat është një pengesë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara