e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Historia e ‘Mihalit’ është përsëritur sërish në jug të vendit. Një çift peshuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhit në Himarë, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.

 

 

Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet, ata kanë vendosur të largohen më herët, por pronarja u ka dalë para makinës e ndihmuar edhe nga një person tjetër, duke kërkuar pagesën e plotë.

 

Në një prononcim për Panorama, çifti i pushesve tha se e kishin pronotuar për ditën e premte dhe të shtunë, ndërsa rrëfejnë se kishin mbërritur në hotel të enjten rreth orë 18:00.

 

“Si fillim nuk na ofroi internet, duke na thënë nuk ju ndihmoj dot. Ditën e dytë patëm një incident me higjienën”, tregon çifti për Panorama.al.

 

Ata shpjegojnë më tej se vendosen mos t’u shkruajnë më, veçanërisht që nga biseda më WiFi, me arsyetimin se nuk kishin një sjellje normale.

 

“Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë”, tregojnë ata.

 

Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi.

 

“Nëse nuk paguani ditën e shtunë, do paguani se keni djegur një çarçaf”, tregojnë ata se i kishin thënë pronarët.

 

Ata tregojnë më tej, duke iu pyetur: Zonjë, a jeni normal?

 

-Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel?

 

-Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.

 

“Na kërcënonte me diçka që mund të nxirrte nga çanta e brezit dhe tenton të na rrëmbejë telefonin”.

 

Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’i godasë në rrugë, por fatmirësisht kanë manovruar, duke iu shmangur pasojave.

 

Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë.

 

“Thashë do ketë ndonjë hall, ta lemë të kalojë. Pasi parakaloi, duke bërë manovra të rrezikshme ndalova për arsye sigurie, ndalon dhe zonja dhe thërret tre persona të tjerë. Zonja vazhdoi të na kërkonte gjatë kohës që në shkuam në komisariatin e Himarës, ku nuk gjetëm mbështetje. Ndërkaq, gjatë kohës që po dilnim nga Himara, në plazhin e Potamit, zonja po vinte përballë nesh. Frenon djathtas rrugës, pret timonin të rifutet në rrugë dhe në çast e godet një makinë që kujtoi se zonja do parkonte anash rrugës. Vazhduam me shpejtësi rrugën për Sarandë, ku u paraqitëm në komisariatin e Sarandës”, tregojnë ata për Panorama.al.

 

Më tej, ata zbulojnë se pasi lajmëruan policinë e Sarandës, të cilët ishin treguar shumë korrekt në lidhje me ngjarjen, dhe ishin shprehur të gatshëm për të ndihmuar edhe vajzën e tyre të vogël, e cila nga frika dhe të vjellat gjatë rrugës nuk ishte në gjendje të mirë.

 

“Sapo lajmëruam policinë e Sarandës, u treguan shumë të mirë për situatën që kaluam dhe u munduan të ndihmonin edhe fëmijën, e cila nga frika dhe të vjellat rrugës ishte në gjendje jo të mirë”, thanë ata.

 

DIALOGU MES PRONARES SE HOTELIT DHE CIFTIT

Pushuesit: Kemi rezervuar për dy net apo jo?

Pronarja: Tani do më japësh lekët

Pushuesit:  Të kam bërë unë dëm?

Pronarja: Policia këtu lart urgjent

Pushuesit: Kë ndjek ti një herë nga mbrpa e i bllokon rrugën. Hajde këtu ajde se do ta tregoj unë, pa merak

Pronarja: Alo policia unë jam këtu në mes të rrugës më kanë ikur njerëzit më kanë bërë dëm të madh jam në mes të rrugës i kam prerë rrugën se ndryshe më ikën pa paguar. Më kanë djegur çarçafët

Pushuesit: Qyqa e tmerrshme

Pronarja: Të lutem urgjent policia

Pushuesit: S’më ke dhënë faturën moj më jep faturën

Pronarja: Faturat të qendrosh t’i marrësh atje zonjë.

Pushuesit: S’kishe recepsion zonjë, më dole në rrugë.

 

 

 

 

Më shumë

Shkodra

Shkodra, është një nga qytetet më të vjetra të vendit, e themeluar në shekullin e 4-të p.e.s. si qendra e fisit Labeat të Ilirëve të njohur me emrin Skodra. Shkodra është pushtuar disa herë gjatë historisë: Së pari nga Romakët (168 BC), pastaj Serbët (1040), Venedikasit (1396) dhe më në fund nga Osmanët (1479). Qyteti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara