e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë.

Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti.

“E quajmë realisht fatmirësi që kemi pasur mundësi të kthehemi të paktën me dy nga destinacionet tona kryesore, Turqinë, ku prej datës 14 korrik jemi rikthyer me fluturimet çarter të drejtpërdrejta katër herë në javë dhe destinacioni i dytë, Egjipti, që në kalkulimet që ne kishim bërë ishte e pamundur të futeshim me linja direkte për këtë vit, por e kemi hapur me fluturimet tranzit nëpërmjet Stambollit.

Referuar pritshmërive tona të 2020 duhet të kënaqemi edhe me pak. Nëse ne bëjmë një analizë shifrore, jemi tejet larg asaj se çfarë ka ndodhur në 2018 dhe 2019. Kur them jemi tejet larg, po flas për një shifër që nuk do ta kalojë në pritshmërinë e vet më të mirë 20-25% të volumit të vitit 2019.” 

Qarkullimi nuk është shumë i lartë, siç do të ishte kjo periudhë vere në kushte normale, por megjithatë fluturimet janë të përjavshme drejt destinacioneve që presin shqiptarë. Oferta në destinacionet turistike turke ka qenë e kënaqshme dhe me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.

“Rënia e vogël e çmimeve, që vjen nga produkti i Turqisë apo Egjiptit kompensohet me shtrenjtimin e biletës së avionit sepse operimi është më i ngushtë, kështu që çmimet janë pak a shumë në nivelin e vjetshëm. Çmimet nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa fuqia blerëse e tregut ka rënë, ky është një efekt që nuk e shmangim dot.” 

Sipas aktorëve të tregut, resortet shqiptare duhet ta kishin shfrytëzuar këtë moment pandemie për të mbajtur pushuesit brenda vendit, duke iu ofruar atyre shërbime më cilësore dhe duke ndryshuar mënyrën si kanë funksionuar deri tani.

“Ka qenë fatmirësi për zonën e Durrësit, për plazhin e Golemit, që vitet e kaluara kanë punuar me tregje tip polak, çek, sllovak dhe kanë pasur një koncept totalisht të ndryshëm shërbimi, duke konkuruar denjësisht tregjet ndërkombëtare. Kjo gjë nuk vlen të thuhet për tregun e Jugut, që është ende në konceptin, pak më i shtrenjtë në fundjavë, më i limituar, dhe për fatin e vet të keq ende me një sezon të shkurtër.

Ky vit që flasim është një vit i keq për të gjithë turizmin duke përfshirë edhe zonën që ka qenë plot, atë të Shqipërisë së Mesme, por Jugut, që është perla e turizmit bregdetar shqiptar, i ka ardhur momenti të reflektojë për vitet në vazhdim sesi mundet ta shtrijë sezonalitetin e vet duke penetruar edhe në tregje të tjera,” thotë Mehmeti.

Ndonëse është vështirë të konkurrojmë me vendet e rajonit, çdo vit strukturat akomoduese kanë njohur zgjerim. Problematika e sektorit është ofrimi i shërbimit, çka i ka detyruar në një farë mënyrë pushuesit shqiptar të shkojnë drejt Greqisë apo Turqisë.

Mehmeti pohon se “Ne kemi këmbëngulur që duhet të rrisim kapacitetet tona hoteliere. Arritëm në pikën që për tregjet e huaja do të kishte nevojë për investime të reja dhe kjo është një nga arsyet që shumë investitorë janë rikthyer duke investuar në të gjithë bregdetin shqiptar, duke rritur numrin e produktit, numrin e shtretërve, për të konkurruar në tregje të huaja, por ende ky numër ishte shumë i vogël krahasuar me vendet si Greqia e cfarë lag Mesdheu.

Në një situatë si 2020 në qoftë se do të menaxhohet mirë do të ishte mjaftueshëm që t’i shërbente edhe tregut të brendshëm. Ne ende kemi nevojë të rrisim numrin e strukturave hoteliere edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun ndërkombëtar. Ky është një proces që nuk mbyllet për një apo dy vjet, por është në vazhdimësi që shkon në sinkron edhe me politikat e suportit të qeverisë. Janë shumë pika në bashkërendim edhe me investitorët, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj, në hapjen e strukturave hoteliere, por në raportin e brendshëm, këto struktura duhet të jenë më të përgatitura që të japin mundësi t’i shërbejnë tregut të brendshëm dhe këtu flasim për një strukturim total të tyre.” monitor

Më shumë

Himara me ”sezon të dytë’, shtatori vazhdon mban mbushur plazhet e Jonit

Bregdeti i jugut të vendit duket se po përjeton një sezon të dytë këtë shtator të ngrohtë. Në mënyrë të veçantë, plazhet e Himarës vazhdojnë të jenë ende të populluara, jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga qytete të tjera të vendit dhe natyrisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Madje në […]

Mbyllet sezoni turistik, 20% e hoteleve pezulluan aktivitetin

Sezoni turistik veror në Shqipëri ia doli të mbyllet, duke u shpëtuar vetëm nga vizitorët “patriotë” të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe vendasit që nuk patën mundësi të lëvizin jashtë. Pavarësisht kësaj, të ardhurat e kësaj industrie rezultojnë të përgjysmuara krahasuar me një vit më parë, ndërsa 20% e hoteleve dhe 90% e […]

Atraksionet turistike në Gjirokastër/ Tabela informuese shqip-anglisht për turistët

Ka nisur vendosja e tabelave dygjuhëshe në destinacionet turistike dhe tabelat rrugore përkatëse në zonën e Gjirokastrës.   Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur se vendosja e tabelave në dy gjuhët sjell një standard të ri në nivel kombëtar për prezantimin e destinacioneve kulturore dhe turistike.   “Në kuadër të projektit “HAMLET”, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara