e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

 

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.

 

Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.

 

Studiuesja Sabina Osmanoviqi një vend të veçantë ia kushtoi diasporës shqiptare nga Mali i Zi dhe çështjes së regjistriit të tyre në këtë shtet.

 

“Diaspora jonë përbënë një forcë ekonomike dhe politike, mirëpo ne akoma se kemi shfrytëzuar se si duhet. Kështu ne nuk kemi një numër të saktë të të emigruarëve në shtetet e jashtme. E dimë se numri më i madh gjendet në Amerikë, por nuk kemi asnjë shifër zyrtare. Regjistrimi është një problem i madh pasi Mali i Zi në vitin 2018 ka miratuar një ligj për bashkëpunimin me diasporën ku parashihet edhe regjistrimi i kësaj pjese të popullatës” tha zonja Osmanoviqi.

 

Në këtë kuadër studiuesja nga Tirana, Loreta Loli vlerësoi si tejet të rëndësishme dhe të domosdoshme praninë e autorëve shqiptarë nga Mali i Zi në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

 

“Letësia e autorëve shqiptarë nga Mali i Zi është e pranishme në Bibliotekën Kombëtare , por jo e plotë. Kamë përshtypjen se letërsia bashkëkohore dhe botimet që bëhen në Ulqin, Podgoricë dhe në vendet tjera brenda territorit të malit të Zi e kanë në dëshirën e autorit dhe të botuesit për tu bërë e fondit të Bibliotekës Kombëtare”, tha zonja Loli.

 

Organizatori dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve , Ismet Kallaba, vuri në dukje rëndësinë e këtij sesioni shkencor për të evidentuar dhe analizuar ngjarjet e rëndësishme të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

 

“Është shumë e rëndësishme që ne ti shikojmë, të bëjmë një analizë dhe të përpiqemi ti studiojmë disa prej fenomeneve dhe proceseve , të cilat kanë ndodhur gjatë këtyre tridhjetë viteve. Pra që nga fillimi i pluralizmit në Mal të Zi e deri në ditët e sotme” tha Zoti kallaba.

 

Sesioni shkencor shpalosi pikëpamje të ndryshme për një periudhë kohore, e cila ishte e rëndësishme për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi në periudhën e pluralizmit. VOA

 

Më shumë

Mali i Zi: Përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të Srebrenicës

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten (17.06.) me një shumicë prej dy të tretash rezolutën që njeh dhe dënon gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, në të cilën u vranë më shumë se 8.000 boshnjakë. Përmes kësaj rezolute, e cila edhe ndalon mohimin publik të ekzistencës ose relativizimin e këtij gjenocidi, […]

Sondazh: Mali i Zi “dështon në trajtimin e krimeve të luftës”

Dubrovniku në Kroaci pasi u sulmua nga forcat jugosllave në nëntor 1991. Foto: EPA/PETER NORTHALL.     Një sondazh i opinionit publik tregoi se shumica e malazezëve besojnë se vendi i tyre nuk po i trajton si duhet krimet e viteve 1990 dhe se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet të trajtojë çështjet që kanë lidhje […]

Mal i Zi: Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç

Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.   “Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara […]

Studim me rëndësi të veçantë për pakicën shqiptare në Mal të Zi

Studimi “Pakica shqiptare në Mal të Zi-midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” vlerësohet si tejet i rëndësishëm për opinionin në Mal të Zi, pasi për herë të parë në mënyrë statistikore paraqitet efikasiteti, por edhe dështimet e partive politike shqiptare në parlamentin dhe qeverinë e Malit të Zi.   Analistët vlerësojnë se studimi paraqet një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara