e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

 

INSTAT thotë se në muajin prill inflacioni shënoi shifrën më të lartë që prej muajit tetor të vitit të kaluar, duke konfirmuar perceptimin se gjatë muajit zgjedhor shqiptarët konsumuan më shumë.

 

Kategoria me rritjen më të fortë të inflacionit është ajo e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Krahasuar me prillin e 2020-ës, kjo kategori u rrit me 4.5 për qind, ndërsa rritja e dytë më e fortë është në grupin e komunikimeve me 3.6 për qind, po në krahasim me një vit më parë. Mbeten thuajse në nivele të njëjta shpenzimet sa i takon arsimit, ndërsa shpenzimet për shëndetin u ulën me 0.6 për qind.

 

“Krahasuar me muajin Prill 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,5 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili”, thotë INSTAT në raportin mujor të publikuar këtë të hënë.

 

Ndonëse kjo është rritja më e madhe e inflacionit që prej muajit tetor të vitit të kaluar, kur kapte 2 për qind, sërish është larg objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë, që për rigjallërim të ekonomisë gjykon se niveli i inflacionit duhet të jetë rreth nivelit 3.0 për qind.

 

 

Më shumë

Rriten  shkëmbimet tregtare midis Kinës dhe Shqipërisë

Sipas një studimi të fundit nga China-CEE Institute me seli në Hungari, tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë, ka pësuar rritje të konsideruesheme në tremujorin e parë të vitit 2021. Të dhënat sipas tremujorit tregojnë se importet nga Kina në tremujorin e parë të vitit 2021 janë rritur me 32% dhe eksportet shqiptare në […]

Në ambientet e spitaleve qarkullojnë më shumë para të falsifikuara

Dokumentari Unpublished investigon si funksionon tregu i falsifikimi të parave në vendin tonë. Vendet të cilat hidhen në treg paratë false sipas ekspertëve, janë zyrat e këmbimit valutor, pikat e karburantit, tregun e gjësë se gjalle, dyqanet e ushqimore etj. Ndërsa periudhat më të përshtatshme janë sezoni turistik dhe festat e fund vitit. […]

Shqiptarët konsumuan më shumë në muajin e zgjedhjeve

INSTAT thotë se në muajin prill inflacioni shënoi shifrën më të lartë që prej muajit tetor të vitit të kaluar, duke konfirmuar perceptimin se gjatë muajit zgjedhor shqiptarët konsumuan më shumë.   Kategoria me rritjen më të fortë të inflacionit është ajo e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Krahasuar me prillin e 2020-ës, kjo […]

Moody`s: Barra e lartë e borxhit publik dhe skemat PPP mbeten sfida

Moody`s ka mbyllur rishikimin periodik të notës së borxhit të Shqipërisë. Ky veprim i gjigandit të vlerësimit nuk vlen si një vendim për notën e borxhit, pasi është në kuadër të rishikimit periodik me frekuencë dy herë në vit. “Profili i kreditit të Shqipërisë, në “B1”, është i sforcuar nga vlerësimi në “ba3” […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara