e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

 

Familjet shqiptare duket se e kanë të vështirë të bëjnë pushime të plota mujore apo më shumë se 10 ditore.

 

“Nëse dikur bënim nga 20 ditë pushime këtë vit 5, maksimumi 10 ditë, po edhe këto me sforco dhe kështu të ndërprera jo të rregullta”, shprehen ata për mediat.

 

Tendenca më e re për pushime shqiptarëve duket se është shfrytëzimi i fundjavave, gjë e cila shihet edhe nga fluksi i shtuar i makinave si dhe mbipopullimi i plazheve të shtunave dhe të dielave.

 

Pasojë e vështirësive financiare

Agjentët turistikë shprehen se ka disa arsye për këtë trend duke filluar nga vështirësitë financiare deri tek pasojat e COVID-it.

 

“Janë pasojat e COVID-it që beso se një familje shqiptare nuk arrijnë të bëjnë pushimet si më parë 3 javore, 1 mujore apo 10 ditore, jo janë dy ose tre ditë, maksimumi katër-pesë ditë. Të gjithë njerëzit kanë humbur punën, bizneset ose paguhen më pak. Po të shkosh gjatë javës së Sarandë nuk e ka atë larminë e fundjavës”.

 

“Në fakt është tendenca e viteve të fundit. Shqiptarët nuk bëjnë më pushime të gjata 15 ditore absolutisht jo po edhe 10 ditore janë shumë të pakta. Mesatarja e familjeve që zgjedhin pushime të gjata janë 1 javë, ndërsa pjesa dërrmuese e pushuesve po zgjedhin pushimet e fundjavës. Dy janë arsyet kryesore, e para është financa, dhe e dyta është se ata që punojnë mund të bëjnë edhe pushime, por gjatë javës ata normalisht janë në punë.”

 

Një studim i fundit shprehet se gjysma e familjeve shqiptare nuk planifikojnë pushime, ku arsyeja kryesore është vështirësia financiare, ndjekur nga mungesa e kohës dhe mungesa e dëshirës.

 

 

Më shumë

Shqipëria Turistike dhe “Mihalët” e saj!

Historia e ‘Mihalit’ është përsëritur sërish në jug të vendit. Një çift peshuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhit në Himarë, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.     Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet, […]

Mbërrin avioni i parë me turistë nga Rusia

Çarteri i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të Dielën në darkë, më 20 Qershor 2021 në Tirana International Airport, me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse Ural Airlines, njoftoi Tirana International Airport.   “Aeroporti po gjallërohet dhe ky është një fakt i rëndësishëm për të gjithë […]

Shqipëria një nga parajsat e fundit në Europë/ Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike

Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.   ”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara