Një shqiptar nga Tirana ka bërë një akt të paimagjinueshëm duke shkuar lehtësisht në Itali pa u kontrolluar edhe pse ishte i infektuar me COVID-19 për t’u kuruar nga mjeku që shëroi ish-kryeministrin Silvio Berluskon.
N.S, rreth 50 vjeç kishte rreth 10 ditë me simptomat e COVID-19 dhe vendosi të shkojë në Itali duke kaluar të gjitha barrierat e sigurisë dhe kontrolleve edhe pse ishte i infektuar.
Sipas mediave italiane, ai kërkonte mjekun Alberto Zangrillo, profesori i famshëm që shëroi Berluskonin që kaloi po ashtu COVID-19.
Më 11 dhjetor shqiptari mbërriti në një spital në Milano dhe stafi e pranoi për trajtim. Në Itali ky rast ka bërë të ngrihet alarmi pasi shqiptari edhe pse i infektuar me COVID-19 fluturoi normalisht nga Shqipëria në Itali, pa paralajmërim të autoriteteve, pa tampon, teksa afër kishte një numër të caktuar pasagjerësh në aeroplan, kontrollorë apo dhe shoferin e taksisë. bw
Kuvendi voton aktet normative për vaksinat
Ngricë dhe borë në zonat malore, ARRSH njofton për akset problematike
Mësim me dritare hapur – Udhëzimi i ministrisë shqetëson nxënës e prindër
91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Moti i keq – Pritet të hapen portat e shkarkimit në kaskadën e Drinit
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit. Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, Forcat e Batalionit I të Këmbësorisë janë vënë në dispozicion të Bashkisë Shkodër për transportin dhe evakuimin në rast nevojë në fshatin Obot të njësisë administrative […]
Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën […]
Operacioni Forca e Ligjit nuk do të kërkojë më llogari mbi burimin e pasurisë së personave problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale dhe krim të organizuar. Prej 1 Janarit të 2021, OFL do të pushojë së ekzistuari, kjo pasi aktit normativ mbi të cilin ai […]
Kongresmeni Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë Kongresin Amerikan, ka marrë mesazhe mirënjohjeje për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha. Mesazhi i Presidentit Meta Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, […]