Koka e Apollonit ose e njohur si Dea, një nga kryeveprat e artik antik në Shqipëri gjendet e ekspozuar që nga viti 1981 në Muzeun Historik Kombëtar.
Mermer. Lartësia 50 cm, Butrint, gjysma e parë e shek. IV p.e.s.
Dea e Butrintit, është koka e një skulpture gjetur në sitin arkeologjik të Butrintit më 1928, me tipare femërore që mund të përfaqësojë hyun Apollon.
Bëhet fjalë për një kokë punuar në një mermer tejet të veçantë për nga gjendja që është gjetur e ruajtur, duke mos pasur asnjë plasje në faqatë.
Me tiparet femërore, mund të përshfaqë hyun Apolon. Ky fragment do të ketë qenë pjesë e një skulpture 2,5 metra të lartë.
U zbulua në vitin 1928, gjatë gërmimeve Arkeologjike të misionit Italian në Butrint drejtuar nga konti Luigi Ugolini. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti, Ahmet Zogu si dhuratë.
U rikthye në vendin tonë nga qeveria Italiane në vitin 1981. Ky është versioni i statujës, që sipas gjitha gjasave, paraqet Perëndinë Apollo, në formën e tij androgjene, e cila zakonisht lidhej me Apolon si muzikant, apo udhëheqës i Muzave, dhe njihej si Apollo i Antiumit, apo Apollo i Cyrenes.
Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor, duke paraqitur Apolon të mbështjellur në tunikë, duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri.
Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore, me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjashmëri me statujat e Afërditës, me lëvizjen e kokës në njërën anë, dhe veti të buta si sytë dhe buzët.
Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore, pra Butrinti duhet të ketë pasur një tempull të dedikuar Apollos dhe Dafinës.
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]