Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

 

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të mërkurën se u ka kërkuar 18 personave të emëruar gjatë administratës Trump të japin dorëheqjen nga bordet e akademive ushtarake, duke thënë se Presidenti Joe Biden kërkon që në këto pozita të jenë zyrtarë “në një linjë me vlerat e kësaj administrate”.

 

Shtëpia e Bardhë tha se të 18-ve, 6 në secilin bord, në atë të Vizitorëve të Akademisë së Aviacionit, Akademisë Ushtarake dhe asaj Detare, u është kërkuar të japin dorëheqjen. Nëse kjo nuk ndodh, detyra e tyre konsiderohet e përfunduar prej orës 6 pasdite (e mërkurë).

 

Mes personave që u është kërkuar të japin dorëheqjen janë Kellyanne Conway, ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump dhe Sean Spicer, ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nën ish-presidentin republikan.

 

“Do të lë të tjerët të vlerësojnë nëse ata mendojnë se Kellyanne Conway dhe Sean Spicer, e të tjerë, janë të kualifikuar për të shërbyer në këto borde”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë për shtyp.

 

Por në një postim në Twitter drejtuar Presidentit Biden zonja Conway shkruante: “Unë nuk jap dorëheqjen, por ti duhet ta japësh”.

 

Zoti Spicer, i cili shërben në Bordin e Vizitorëve në Akademinë Detare, tha në emisionin e tij në televizionin Newsmax të mërkurën se nuk do të largohej nga detyra. “Nuk do ta paraqes dorëheqjen dhe do bëhem pjesë e një procesi gjyqësor kundër këtij vendimi”, tha ai më tej.

 

Ish-shefi i Buxhetit në administratën Trump, Russ Vought bëri gjithashtu të ditur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. “Jo, ky është një mandat tre vjeçar”, shkruante ai në Twitter.

 

Bordet japin këshilla dhe rekomandime për presidentin amerikan për çështje që lidhen me moralin, disiplinën, kurrikulën, udhëzimet, pajisjet fizike, apo çështje fiskale të lidhura me akademitë.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara