e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Shtëpitë ku u strehua komuniteti hebraik në Tiranë do të kthehen në muze. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ishte i pranishëm në festivalin e përbashkët kulturor Shqipëri-Izrael që po zhvillohet në Tiranë.

 

“Jam krenar që jam shqiptar kur dëgjoj historinë e një qyteti, – që sot kam unë fatin ta drejtoj, – i cili fillimisht kishte vetëm 200 hebrenj dhe në fund të luftës, në finale të asaj drame të madhe botërore kishte 2 mijë të tillë. Më vjen mirë, që, edhe në ditët e sotme ne jemi besnikë të kësaj historie. Kemi identifikuar dhe disa nga shtëpitë kryesore ku komuniteti hebraik është strehuar në Tiranë dhe dua shumë të bashkëpunojmë për t’i kthyer këto stacione në stacione muze”.

 

E ftuar nderi në këtë festival ishte ambasadorja Yuri Kim, e cila e vuri theksin tek virtyt i mikpritjes shqiptare.

 

 

“Ka shumë gjëra që thuhen për shqiptarët dhe për Shqipërinë, por, për mua, më e vërteta ndër to është ajo që thuhet për shqiptarët dhe për Shqipërinë të cilët janë njerëz të mikpritjes dhe të kurajës. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët janë të gatshëm të ofrojnë dorën e ndihmës. Ata e bënë këtë përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata e ribënë tani”.

 

Në mbrëmjen e dytë të Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael 2021, i cili po zhvillohet në Tiranë nga data 12 deri në 21 Shtator, u shfaq për herë të parë edhe dokumentari “Kodi Shqiptar”.

 

 

 

Më shumë

LSI pa grup parlamentar, PD nuk i vjen në ndihmë

Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 Prillit, me vetëm 4 mandate, nga 19 deputetë që siguroi në 2017-ën, i kushtoi Lëvizjes socialiste për integrim, pamundësinë për të krijuar një grup parlamentar. Partia Demokratike, duket se nuk u ofrua ta ndihmonte aleaten e saj kryesore në 4 vitet e shkuara, duke shënuar në […]

Nis punën legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë. Pas 30 muajsh opozita rikthehet në Parlament

Nis punën legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë.   Kjo seancë shënon rikthimin e Partisë Demokratike në Kuvend pa 30 muajsh bojkot.   Për herë të parë, Kuvendi nuk nisi me 140 deputetë, por me katër vakanca. Kjo për shkak se katër deputetë të zgjedhur, Lefter Koka, Najada Çomo e Gramoz Ruçi nga […]

Basha e përjashton nga PD, Berisha: Duhet të largohej vetë

Ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike të cilën ai e themeloi në vitin 1990, dhe që e udhëhoqi deri në vtin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti. Vendimin për ta lënë atë jashtë e bëri të ditur sonte, […]

Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë/ VETËM 39 DEPUTETË JANË VAKSINUAR, 101 TË TJERË GËNJEJNË

Nuk duhet ti lejojmë të futen në Parlamentin e Republikës. Nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, 101 të tjerë po i bëjnë bisht vaksinimit. Lerini justifikimet, vaksinohuni publikisht, na tregoni certifikatën e vaksinimit, hyni në Kuvend të imunizuar dhe pastaj na detyroni ne qytetarëve të tjerë të vaksinohemi… / […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara