Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po bashkëpunojnë për të luftuar kundërshtimin e holokaustit dhe antisemitizmin, përpjekje kjo për të cilën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se garanton segjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme të mësojnë rreth holokaustit dhe të nxjerrin mësimet nga e kaluara.
Duke folur të enjten nga Memoriali i Hebrenjve të Vrarë të Evropës, zoti Blinken tha se mohimi i Holokaustit dhe antisemitizmi janë të njëjta me homofobinë, ksenofobinë, racizmin dhe format e tjera të diskriminimit, që siç tha ai janë kthyer në mjete të atyre që synojnë shkatërrimin e demokracisë.
“Këto diskutime do të na ndihmojnë të kuptojmë gjithçka që mund të humbasim, por gjithashtu na ndihmojnë të shkohim gjithçka që mund të shpëtojmë nëse zgjedhim të veprojmë, në vend që të mos bëjmë asgjë“, tha ai.
Ai dhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass nënshkruan edhe një dokument bashkëpunimi.
Sekretari Blinken tha se dy qeveritë do të punojnë drejt forcimit të edukimit dhe luftimit të mohimit dhe shtrembërimit të së vërtetës, duke ndihmuar publikun të kuptojë në thellësi Holokaustin dhe antisemitizmin dhe duke i bërë ata të ndjejnë përgjegjësi për të ndaluar mizoritë.
Po të enjten, kryediplomati amerikan dhe Kryeministri i përkohshëm libian Abdulhamid Dabaiba, zhvilluan bisedime në Berlin në kuadër të një konference ndërkombëtare që përqëndrohej në mbështetjen e tranzicionit të Libisë në një qeveri të përhershme dhe të qëndrueshme.
Konferenca e së mërkurës, e organizuar nga Gjermania dhe Kombet e Bashkuara, përfshiu zyrtarë nga 17 vende duke përforcuar mbështetjen për zgjedhjet kombëtare në Libi që pritet të mbahen në fund të dhjetorit.
“Ne kemi qëllimin e përbashkët për një Libi të pavarur, të qëndrueshme, të bashkuar dhe të sigurt pa ndërhyrje ndërkombëtare. Populli i Libisë e meriton këtë. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e rajonit. Për t’u arritur kjo, zgjedhjet kombëtare duhet të zhvillohen në dhjetor dhe kjo nënkupton se duhet një marrëveshje mbi kushtetutën dhe çështjet ligjore që pasojnë zgjedhjet”, tha zoti Blinken në një konferencë para takimit me përfaqësuesit libian.
Një deklaratë zyrtare nga të pranishmit në konferencë kërkon nga “të gjitha forcat e huaja dhe ato mercenare që të tërhiqen pa vonesë nga Libia”.
Libia përjeton paqëndrueshmëri politike që nga kryengritja e mbështetur nga NATO e vitit 2011 që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin shumëvjeçar Moammar Gadhafi.
Qeveri kundërshtare vepruan në pjesë të ndara të vendit për vite të tëra përpara një marrëveshjeje armëpushimi në tetor që përfshinte edhe kërkesën për largimin brenda 90 ditësh të të gjithë luftëtarëve të huaj dhe mercenarëve.
Ministrja e Jashtme e Libisë, Najla Mangoush, tha në një konferencë shtypi se ka përparim në largimin e luftëtarëve të huaj dhe se shpresojnë që brenda pak ditësh do të tërhiqen edhe mercenarët e të gjitha palëve.
Në kuadër të turneut në Evropë, Sekretari Blinken udhëton drejt Francës për t’u takuar me Presidentin Emmanuel Macron, vizitë kjo që pason takimet e fundit të Presidentit amerikan Joe Biden me aleatët në rajon me qëllim forcimin e marrëdhënieve transatlantike.
Mposhtja e Shtetit Islamik do të jetë në qendër të një konference të organizuar nga Sekretari Blinken dhe Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio në Romë.
Gjithashtu, shefi i diplomacisë amerikane merr pjesë në një takim ministror në Itali për të diskutuar rreth Sirisë dhe nevojës humanitare në atë vend.
Sekretari Blinken do të vizitojë edhe Vatikanin, ku në krye të axhendës është luftimi i ndryshimeve klimatike dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]