Sulmet amerikane në Sirinë lindore pranë kufirit me Irakun, të paktën pesë luftëtarë të milicisë të mbështetur nga Irani.
Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thanë se disa pjesëtarë të milicisë së mbështteur nga Irani janë plagosur po ashtu gjatë sulmit të avionëve amerikanë në pjesën siriane të kufirit.
Vëzhguesit e kësaj organizate që mbështeten në një rrjet burimesh brenda Sirisë për të mbledhur informacion, thanë se në mesin e objektivave të goditura ishin edhe pozicionet ushtarake.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA e Sirisë tha se një fëmijë u vra dhe të paktën tre persona të tjerë u plagosën.
Sulmet, të konfirmuara me një deklaratë nga Pentagoni, shënojnë sulmin e dytë të tillë të Shteteve të Bashkuara ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Siri, që kur presidenti Joe Biden mori detyrën
Pentagoni tha se sulmet vunë në shënjestër caqe operacionale dhe depo armatimesh në Siri dhe Irak.
Sipas Pentagonit, objektet përdoreshin nga grupet e milicisë, duke përfshirë Kataeb Hezbollahun dhe Kataeb Sayyid al-Shuhada, dy fraksione ushtarake irakiane me lidhje të ngushta me Teheranin.
“Këto objekte përdoren nga milicitë e mbështetura nga Irani të cilat janë të përfshira në sulme me mjete ajrore pa pilot kundër personelit dhe strukturave amerikane në Irak”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Interesat amerikane në Irak janë vënë nën sulme të përsëritura muajt e fundit, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdimisht fajësojnë fraksionet Irakiane të lidhura me Iranin.
Në muajin shkurt, sulmet amerikane në Sirinë lindore ndaj objekteve të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani lanë pas vetes më shumë se 20 luftëtarë të vrarë.
Pentagoni tha se sulmet ishin hakmarrje për një sulm me raketa në Irak që vrau një kontraktor civil dhe plagosi një pjesëtar të shërbimit amerikan dhe trupa të tjerë të koalicionit. VOA
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]