e premte 30 korrik 2021
e premte 30 korrik 2021

 

Shtohen rradhët e të papunëve në Shqipëri. Të dhënat zyrtarë të INSTAT flasin për një shkallë prej 11,8% në tremujorin e fundit të vitit. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,6 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,7 % dhe për gratë 12,1 %.

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e papunësisë për burrat është rritur me 0,4 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 1,1 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 21,7 % në rritje vjetore prej 0,3 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, 18,2 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,4 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,3 % në paaftësi të përhershme. Rreth 11,4 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,2 %, raporton scan.

 

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2019 në tremujorin e katërt të vitit 2020, është -3,4 %. Në terma vjetorë, punësimi ulet me 2, 8 % në sektorin e bujqësisë, me 5,3 % në sektorin e shërbimeve dhe me 0,5 % në sektorin e industrisë. Punësimi u rrit në sektorin e industrisë dhe bujqësisë përkatësisht me 1,4 % dhe 1,0 %, ndërsa pësoi ulje në sektorin e shërbimeve me 6,4%. Shkalla e punësimit për burrat është 67,8 %, ndërsa për gratë 52,9 %.

 

Më shumë

Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje për parandalimin dhe mbrojtjen e kartëmonedhave euro nga falsifikimi

Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtës se kartëmonedhës euro nga falsifikimi.   Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro, në territorin e vendit tonë. Marrëveshja […]

Shqipëria, më pak blegtori – Gjatë 2020 më pak lopë, dele, dhi dhe qumësht

Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019, rënia është e vazhdueshme prej vitit 2016.   Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në qarkun e Fierit me 16,15 % dhe në qarkun e Korçës me 10,87 % të totalit. […]

Pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave. Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi. […]

Shqipëria bëhet gati për Eurbondin e pestë, nis kërkimin e konsulentit

Shqipëria parashikon që të dalë në tregjet e kapitalit për herë të pestë dhe si pjesë paraprake e këtij plani është ajo e gjetjes së një konsulenti që do ta këshillojë dhe udhëheqë drejt kësaj dalje.   Këtë herë në dokumente është specifikuar që konsulenti të ketë njohuri në ligjin anglez dhe atë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara