Duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt, do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë publike vendimet më të fundit që do të jenë në fuqi për dy javët në vazhdim. Ndalimi i qarkullimit do të fillojë në orën 20:00, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 20:00, shkollat e mesme në bashkitë me riskun më të lartë do të jenë online dhe sezoni i provimeve për studentët do të zgjatet. Masat do të jenë në fuqi për dy javë dhe do të do të vendosë nëse do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim.
“Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë vetëm dy javë dhe nga gjithësecili kërkohet një sakrificë. Janë dy javë kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh, mes qytetarëve dhe autoriteteve shëndetësore. Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme, do të vendosë nëse do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim”, tha Manastirliu.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Albana Fico, duke folur për situatën epidemiologjike tha se aktualisht ka një dinamikë të re në infektimet me COVID19, ku vërehet një rritje e të infektuarve në grupmoshat 15-24 vjeç.
“Situata epidemiologjikë në 3 javët e fundit ka një tendencë në rritje të rasteve të reja të konfirmuara me covid19, vecanërisht e shprehur në javën e fundit. Të dhënat tregojnë se përvec rritjes në grupmoshat nga 45-64 vjeç, në javët e fundit ka një rritje të incidencës tek grupmosha 15-24 vjec. Mesatarja e rasteve ditore në javën e fundit, krahasuar me javën paraardhëse, është rritur nga 836 në 1030. Edhe faktorët e tjerë si, numri i të shtruarve në spitale dhe në terapi intensive kanë pësuar rritje, ndërsa mosha mesatare e shtrimeve në spitale është ulur”, tha Fico.
Duke folur për variantet e reja të virusit, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, prof. Silva Bino tha se ka dyshime se në vend kanë hyrë të dyja mutacionet e Covid 19, si ai i Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut.
“Ne vijojmë dërgimin e mostrave. 50 monstra po dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë që janë edhe laboratore reference. Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Të dyja llojet e mutacioneve qoftë i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut. Këto mostra po testohen. Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë sot nga Turqia, metodë që po zbatohet edhe në Norvegji dhe do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione”- tha Bino.
Në mbledhjen e rradhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Shefja e Spitalit Infektiv, prof. Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të situatës së shtrimeve në spitale, duke bërë me dije se ka një shtim të numrit të shtrimeve në moshat e reja.
“Kemi një shtim të numrit të rasteve të shtruar në spitale. Është shtuar numri i moshave të reja dhe kemi edhe forma të rënda të shtrimeve në spitale, shoqëruar edhe me humbje jete. Fluksi i shtrimeve në spitale vijon të jetë i përballueshem por i shtuar në numra”, tha Çomo.
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]